Thënie për mbrojtjen e natyrës
- Natyra është krijuesja e të gjithë krijuesve. Natyra, aty ku
gjithçka lind, zhvillohet dhe vdes me të. Ajo është një mal i madh që shpërndan
dashuri.
- Ajo që do të jetë e shëmtuar në një kopsht krijon të bukurën
në një mal.
- Natyra nuk bën shaka, ajo është gjithmonë e drejtë,
gjithmonë serioze, gjithmonë e rreptë, ajo ka gjithmonë të drejtë, gabimet dhe
lajthitjet janë të njerëzve.
- Edhe në ëndrrat më të bukura njeriu nuk mund të përfytyrojë
diçka më të bukur se natyra.
- Natyra është si një re që ndryshon përjetësisht, pa mbetur
asnjëherë e njëjta, ajo mbetet megjithatë vetvetja.
- Natyra na i fsheh sekretet e veta pse është e madhërishme,
jo pse është ngatërrestare.
- Mjeku më i mirë është natyra. Ajo shëron dy të tretat e
sëmundjeve dhe nuk flet keq për kolegët;
- Natyra nuk flet, nuk proteston, por hakmerret.
- Në qoftë se njeriu varet prej natyrës, edhe ajo varet prej
tij: ajo e krijoi njeriun, njeriu e transformon atë.
- Nuk duhet ta shohim natyrën si diçka që na përket por si një
borxh që ua kemi marrë fëmijëve tanë.
- Natyra nuk njeh asnjë të drejtë, ajo njeh vetëm ligjet e
saj. Ligjeve të natyrës nuk u fshihesh dot.
- Njeriu ka më mësuar të zotërojë natyrën, pa mësuar ende të
zotërojë veten.
- Një dashuri e vogël për natyrën është vlerësimi i madh për
veten.
- Natyra pëlqehet, të tërheq e të frymëzon vetëm sepse është e
natyrshme.
- Qytetërimi është një sfidë mes njeriut dhe natyrës.
- Natyra është libri i vetëm, çdo faqe e të cilit përmban një
kuptim të thellë. Në natyrë nuk ka asgjë të padobishme.
- Vëzhgojeni natyrën dhe ndiqni rrugën që ajo ju dëfton.
- Natyra nuk ka organe të të folurit, e megjithatë krijon gjuhë
dhe zemër me anë të të cilave flet dhe ndjen.
No comments:
Post a Comment