Friday, July 24, 2020

Top 10 shtetet më ekologjike në botë

Suedia

Suedia tashmë gjeneron me shumë se gjysmën e prodhimit të energjisë elektrike nga energjia e ripërtritshme. Po ashtu Suedia radhitet në vendet me ajrin më të pastër në Europë fal politikave të saj për zvogëlimin e nivelit të ndotjes dhe masave për zvogëlimin e emetimit të karbonit të atmosferë. Për më tepër, Suedia njihet si një shteti që reciklon sasinë më të madhe të mbeturinave rreth 99% të mbeturinave të gjeneruara. Rrjedhimisht vetëm 1% e mbeturinave në Suedi përfundojnë në mjedis pasi që shteti ka sistem të avansuar reciklimi. Mbetjet e pa recikluara janë kryesisht mbeturina organike të cilat shpërbëhen lehtësisht në natyrë.

Danimarka

Kryeqyteti i Danimarkës, Kopenhaga planifikon që të bëhet qyteti i parë në botë si karbon-neutral. Strategjia në fjalë parashikohet të realizohet deri në vitin 2025. Energjia e prodhuar do të bëhet përmes erës, diellit, dhe mbeturinave. Në të ardhmen e afërt qyteti do të instalojë edhe 360 turbina të erës për prodhimin e energjisë duke e zëvendësuar pothuajse tërësisht prodhimin e energjisë nga lëndët fosile me energji të ripërtritshme. Në Kopenhagë 2 nga 3 qytetarë si mjet transporti në përditshmëri praktikojnë çiklizmin dhe mesatarisht një çift kursen 540 euro në vit për energji.

Norvegjia

Deri në vitin 2030, Norvegjia planifikon që të ulë nivelin e emetimit të gazrave për 40%. Tashmë Oslo prinë në botë për nga numri i qytetarëve që përdorin vetura elektrike. 1 në 2 vetura të shitura lëvizë me energji elektrike. Deri në vitin 2050 Europa do të bëhet kontinenti i parë në botë për tu transferuar në karbon-neutral. Marrëveshja e Gjelbërt Europiane propozon që 100 miliard euro të ju dhurohen shteteve për të mposhtur emetimin e nivelit të karbonit në atmosferë.


Finlanda

Finlanda radhitet në mesin e vendeve me miqësore me mjedisit për faktin se rreth 40% e energjisë së saj e prodhon nga burimet e ripërtritshme dhe për shkak të shkallës së lartë të riciklimit që ofron sistemi i saj për menaxhimin e mbeturinave.

Spanja

Pothuajse gjysma e energjisë së prodhuar në Spanjë vjen nga burimet e ripërtërishme dhe qeveria spanjole ka propozuar që të krijojë një fond prej 53 miliard eurosh për të luftuar ngrohjen globale. Spanja po ashtu shquhet edhe për projektet e saj te gjelba dhe zonat e bukura natyrore.


Për shkak te politikave mjedisore dhe kulturës së lartë për përkujdesje ndaj mjedisit dhe investimeve eko-miqësore në top 10 e vendeve më ekologjike dhe më miqësore me mjedisin bëjnë pjesë edhe  Estonia, Sllovenia, Islanda, Portugalia dhe Malta.

Estonia


Sllovenia


Islanda


Portugalia


Malta


No comments:

Post a Comment