Një pronar shtëpie që dëmtoi një pemë të mbrojtur që qëndronte në rrugën afër shtëpisë së tij, është urdhëruar të paguajë mbi 94 mijë euro gjobë dhe shpenzime. Robert Page, 71 vjeç, krijoi një "mospëlqim të paarsyeshëm" ndaj pishës Monterey, e gjatë mbi 19 metra pasi ajo prishi ofertën e tij për t'ia shitur shtëpinë e tij një ndërtuesi pronash. Kontabilisti në pension donte të fitonte mbi 110 mijë euro nga marrëveshja, por leja e planifikimit u refuzua në mënyrë të përsëritur, me vlerën e komoditetit publik të gjelbërimit të përjetshëm, të përmendur si arsye.
Pas inspektimit dy vjet më vonë, oficerët e
pemës në këshillin lokal zbuluan se pisha ishte shkatërruar. Pasi pa zyrtarët
në pronën e tij në lagjen e lartë të Lilliputit, Poole, Page u dëgjua duke i
thënë gruas së tij: "Mos u thuaj atyre asgjë".
Pas një gjyqi katër-ditor, ai tani është
shpallur fajtor për shkeljen e një urdhri të TPO-së me qëllim për të
shkatërruar pemën.
Page u gjobit në vlerë mbi 50 mijë euro për shumën që prona e tij është rritur në vlerë nga humbja e pemës dhe mbi 5,000 euro për të mbuluar humbjen për publikun. Ai gjithashtu u urdhërua të paguante afro 30 mijë euro për shpenzimet gjyqësore.
No comments:
Post a Comment