Wednesday, December 22, 2021

Kemi një porosi nga luleradhiqja!

Përshëndetje, unë jam luleradhiqja!

Shumë njerëz më thërrasin “barojë e keqe” por unë jam një mike dhe jam këtu të ju ndihmoj! Kur të më shihni, kujtohuni se unë jam i VETMI që dua dhe mund të rritem në atë vend të veçantë, sepse: Ose dheu është shumë kompakt / i fortë / i shkelur dhe unë dua ta liroj atë për ju me rrënjët e mia, ose ka shumë pak kalcium në tokë - mos u shqetëso, do ta plotësoj atë për ty me vdekjen e gjetheve të mia, ose dheu është shumë acidik dhe unë do ta përmirësoj edhe këtë për ty nëse më jep mundësinë, ose një përzierje e arsyeve të mësipërme, sigurisht.

Jam këtu sepse dheu juaj ka nevojë për ndihmën time kështu që më lini të rritem pa më shqetësuar! Kur gjithçka të rregullohet, do të zhdukem përsëri, ju premtoj! 

A po përpiqesh të më largosh para kohe me rrënjën time? Sado i përpiktë që të jesh, do të kthehem edhe më i fortë! Vetëm derisa dheu yt të përmirësohet.

Ju mund të mësoni për fazat e ndihmës sime duke shikuar rritjen time. Nëse gjethet e mia janë të rrafshëta në tokë atëherë unë nuk jam ende gati për të ju ndihmuar, por nëse ato janë lart atëherë unë jam tashmë gati dhe në rrugën e duhur.

Unë jam një nga lulëzuesit e parë në pranverë kështu që do të njoftoj ardhjen e pranverës për ju. 

Gjatë ditës kur është vapë, i hap lulet por në mbrëmje kur freskohet i mbyll përsëri shpejt. Në fakt, nëse nuk është mjaftueshëm nxehtë gjatë ditës nuk do t’i hap fare!

Lulet e mia janë disa nga ushqimet e para për insektet pas letargjisë dhe ndryshe nga shumica e bimëve të tjera, unë kam polen DHE nektar, jo thjesht njëra OSE tjetra!

Lulet e mia janë edhe të shijshme për ju njerëz meqë ra fjala, a e dinit këtë? 

Dikur quhesha "mjalti (ose floriri) i të varfërve" sepse lulet e mia janë aq të ëmbla në për të bërë reçel, salcë ose sallatë! 

Interneti është plot me receta - hidhini një sy dhe shihni si përdorem unë në ushqime të ndryshme. 

Por ju lutem prisni deri në fund të majit ose pak më vonë para se të filloni të merrni lulet e mia dhe madje edhe atëherë mos i merrni të gjitha! 

Biodiversiteti dhe bletët do të jenë shumë mirënjohës për këtë gjë!

Burimi i informacionit: One life One Earth

No comments:

Post a Comment