“Nëse ne jemi gra, arrijmë të menaxhojmë një familje… sigurisht që arrijmë të menaxhojmë dhe një biznes.” Kështu thotë Edona Dema nga Prishtina, nënë e tre fëmijëve dhe prej disa vitesh, drejtuesja e një kompanie të vogël e cila shërben si një sipërmarrje e rrallë në të gjithë Kosovën. Edona grumbullon ku të mundet vajin e përdorur në restorantet e vendit kundrejt një pagese. Ajo tregoi për Radio Evropa e Lirë se vaji i përdorur i gatimit është tepër i dëmshëm për mjedisin dhe se 1 litër vaji mund të sjellë ndotjen e dhjetëra tonëve ujë. Prej tre vitesh tashmë, ajo grumbullon vajin e përdorur të gatimit dhe i eksporton në Maqedoninë e Veriut, atje ku më tutje vaji dërgohet në Austri për t’u kthyer në bionaftë.
“Nëse kthehem tri vjet përpara, ishte një proces shumë i vështirë, veçanërisht bindja e bizneseve që të mos e hedhin këtë faj, i cili është shumë i dëmshëm. Eco Kos u krijua si projekt për ruajtjen e ambientit, llogaritet që 1 litër vaj mund të ndosë mijëra tonë ujë. Ky dëmtim që i bëhet ambientit ka mundësi që të ruhet e të shndërrohet në bionaftë. Momentalisht i kemi 4 ekipe që dalin në terren dhe bëjnë mbledhjen e këtij vaji në të gjithë vendin.”-tregoi Edona.
Për më shumë shihni videon: https://gdb.rferl.org/08ef0000-0a00-0242-4175-08d9c6fa8a36_w250_r1.jpg
No comments:
Post a Comment