Katastrofat e lidhura me klimën kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare më 2021, ka thënë agjencia britanike për ndihma, Ndihma e Krishterë. Në raportin e saj më të ri, agjencia ka renditur 15 ngjarje me mot ekstrem, duke përfshirë vërshime, stuhi dhe thatësi përgjatë vitit, duke i konsideruar edhe si shkaktare për vdekje dhe zhvendosje në gjithë botën. Sipas gjetjeve të raportit, 10 prej situatave me mot ekstrem kanë shkaktuar dëme në vlerë të 1.5 miliard dollarëve, secila në SHBA. Në mesin e tyre është theksuar Uragani Ida në SHBA.
Kostot financiare të shkaktuara nga katastrofat janë zakonisht më të larta në shtetet e pasura, të cilat kanë prona me vlera më të mëdha. Mirëpo disa prej rasteve me mot ekstrem më 2021 janë regjistruar edhe në vendet e varfra, duke nxitur probleme me uri dhe zhvendosje të mijëra personave nga shtëpitë e tyre. Shembull të tillë përbën Sudani Jugor, në të cilin janë zhvendosur më shumë se 850,000 persona.
Katër prej 10 katastrofave natyrore me më shumë dëme janë regjistruar në Azi, pasi vërshimet dhe ciklonet kanë shkaktuar dëme në vlerë të 24 miliardë dollarëve amerikanë. Në raport është thënë se ngrohja e temperaturës globale po rrit intensitetin e shirave dhe është duke bërë tajfunet në Paqësor dhe ciklonet në Oqeanin Indian edhe më ekstrem.
Shirat e rrëmbyeshëm që janë raportuar në korrik të këtij viti në Evropë, duke shkaktuar vërshime në Gjermani, Holandë dhe Luksemburg, kanë lënë të vdekur të paktën 240 persona. Dëmet financiare kanë prekur shumën e 43 miliardë dollarëve, derisa shkencëtarët kanë thënë se ndryshimet klimatike mund të kenë qenë mbrapa atij moti.
No comments:
Post a Comment