Arkeologët kanë zbuluar skeletet e pesë mamuthëve prehistorikë në një hapësirë "ku banorët e shpellave kanë darkuar 215.000 vjet më parë", shkruan The Guardian. Ekspertët thonë se mbetjet e kafshëve ishin dy të të rriturve, dy të të miturve dhe një foshnjeje, në një gurore në Swindon të Anglisë. Gërmimi filloi pasi paraprakisht ishin gjetur mbetjet e një sëpate të moçme e përdorur nga Neandertalët, të cilët ka të ngjarë të kenë gjuajtur këto bisha 10 tonëshe.
Duke gjykuar nga cilësia e gjetjeve, vendi është një minierë ari. Ato variojnë nga gjigantët e tjerë të epokës së akullnajave, si drenjë (dyfishi i madhësisë së pasardhësve të tyre sot, me brirë 10 metra të gjerë) deri te krijesat e vogla, veçanërisht brumbujt e plehut, të cilët bashkë-evoluan me mega faunën, duke përdorur jashtëqitjet e tyre për ushqim dhe strehim. Madje edhe fara, polen dhe fosile bimore, duke përfshirë varietetet e zhdukura, janë ruajtur në këtë vend.
Të gjitha këto tani do të ofrojnë të dhëna të reja se si paraardhësit tanë neandertalë jetuan në kushtet e vështira të Britanisë së epokës së akullnajave, një periudhë parahistorie për të cilën dihet pak. Mamuthët më të hershëm erdhën nga Afrika rreth pesë milionë vjet më parë. Kjo specie e veçantë, vigani i stepës, ishte më i madhi prej tyre dhe zgjati nga rreth 1.8 milion vjet më parë deri në rreth 200 mijë vjet më parë. Gërmimet zbuluan gjithashtu prova të mëtejshme të aktivitetit të Neandertalit në vend, duke përfshirë mjetet stralli që do të ishin përdorur për pastrimin e lëkurës së freskët. Disa nga kockat kanë shenja të mundshme thertore.
No comments:
Post a Comment