Mështekna (lat. betula pendula) konsiderohet si një nga llojet më të lashta të pemëve në botë. Kjo pemë rritet shpejt dhe në vende ku asnjë bimë ose pemë tjetër nuk reziston dot. Mështekna në fakt është përdorur edhe për të pastruar tokën e ndotur dhe për ta gjallëruar atë. Aftësitë pastruese të mështeknës janë tregues të natyrës mirëbërëse të saj. Çaji i bërë prej gjetheve të mështeknës ka aftësinë të pastrojë dhe t’i japë organizmit shëndet të mirë. Ky çaj është fantastik për shëndetin e lëkurës, kundër inflamacionit dhe për shëndetin e sistemit imunitar.
Po ashtu ky dru në mënyrë të natyrshme filtron rreth 100 litra ujë brenda ditës. Ky lëng mblidhet ashtu që shpohet lëvorja e mështeknës, nga ku më pas, pikë-pikë, mblidhet lëngu i saj. Është parë që ky lëng e pastron dhe detoksikon organizmin, si dhe e përshpejton metabolizmin, prandaj është mirë që ta filloni ditën me të.
Ky lëng është i dobishëm për personat që duan të humbin peshë, por është i dobishëm edhe për lukth. Ky lëng mund të përdoret edhe nga sportistët, para dhe pas ushtrimeve, meqë ka ndikim si infuzion natyror. Uji i mështeknës mund të përdoret edhe për pastrim të lëkurës, e sa i përket pirjes së tij, preferohet pirja dy herë në ditë nga 1.5 dcl, në mëngjes për ta kthjellë organizmin, e në mbrëmje për të fjetur më mirë. Ky dru rritet edhe në Kosovë, kryesisht në malet e Sharrit dhe në Alpet Shqiptare.
No comments:
Post a Comment