Wednesday, December 22, 2021

Fatkeqësia natyrore u bë shkas që një shtëpi të bëhej atraksion turistik

Në pranverën e vitit 1995, shtëpia në 440 North Shore Drive në Fountain City, Ëisconsin – SHBA, ishte vetëm një shtëpi tipike familjare. Por nga fundi i verës, një fatkeqësi e frikshme gjeologjike e kishte kthyer atë në një atraksion turistik të quajtur “Guri në Shtëpi” – dhe ende po tërheq udhëtarët kuriozë sot, përcjell Telegrafi. Ata vijnë nga e gjithë SHBA-ja dhe bota më gjerë për të parë gurin e lartë që “grisi” pjesën e pasme të shtëpisë – dhe që nuk është zhvendosur kurrë. Shkëmbi ra përmes një kodre dhe u përplas në murin e pasmë të shtëpisë, duke u ndalur në gjysmë të rrugës në dhomën kryesore të gjumit. 

Një dëshmitar okular u tha gazetave lokale se ai dëgjoi një ‘zhurmë si të trenit’ përpara se guri të godiste shtëpinë. Pronarët, Maxine dhe Dëight Anderson ishin brenda në shtëpi në atë kohë – Maxine ishte në dhomën e gjumit – por të dy mundën t’i shpëtonin goditjes të palënduar. Megjithatë, përvoja e tronditi çiftin aq keq sa u larguan nga shtëpia – të cilën sapo kishin përfunduar me rinovimin – menjëherë dhe e nxorën në shitje një muaj më vonë. 

Një çift tjetër vendas, John dhe Frances Burt blenë shtëpinë, me gurin ende në vend. Dhe në vend që të hiqnin shkëmbin gjigant, ata vendosën ta hapnin pronën si një vend turistik.




No comments:

Post a Comment