Thursday, December 23, 2021

Rrëqebullit Ballkanit filmohet në zonën kufitare Kosovë-Shqipëri

Të shohësh rrëqebullin e Ballkanit (Lynx lynx balcanicus) në natyrë konsiderohet shumë e rrallë. E këtë fat e ka pasur mësuesi nga fshati Zapot i Kukësit, Naim Palushi. Ai arriti ta filmojë rrëqebullin dhe videon e ka plasuar në profilin e tij në Facebook, më pas është shpërndarë edhe nga Shoqata “Protection and Preservation of Natural Environment in Albania”. Rrëqebulli, sipas njoftimit të vet Palushit, është filmuar në në brendësi të Parkut Natyror Korab-Koritnik, zonë mes Shqipërisë e Kosovës. Rrëqebulli është specie në zhdukje dhe vlerësohet se ka shumë pak në gjitha hapësirat shqiptare. Kohë më parë, është filmuar një edhe në Kosovë. Gjuetia ndaj tij është e ndaluar me Ligjin e Gjuetisë dhe Ligjin e Natyrës.

Në postimin në facebook nga Shoqata “Protection and Preservation of Natural Environment in Albania” thuhet:.

"Naim Palushi, mësues nga fshati Zapod, mundi të filmojë këtë gjitar kaq të rrallë dhe të fshehtë si rrëqebulli i Ballkanit, në brendësi të Parkut Natyror Korab-Koritnik, park i cili shënon 10 vite që nga shpallja e tij. Indikacione mbi praninë e këtij nënlloji të rrezikuar në mënyrë kritike në nivel global, janë provuar që nga viti 2006 gjatë studimit të kryer nëpërmjet pyetësorëve të realizuar nga PPNEA në fillimet e Programit për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit në Shqipëri. Gjithashtu, gjatë dy viteve të fundit është vërtetuar prania e një individi të rrëqebullit të pajisur me një qafore GPS në këtë park, i cili është kapur në Parkun e Mavrovës nga kolegët tanë të MES, në Maqedoninë e Veriut. Falenderojmë Naim Palushi për mundësinë e realizimit të kësaj videoje te mrekullueshme dhe bashkëpunëtorin tonë lokal, Arben Palushi për sinjalizimin e këtij rasti tek stafi i PPNEA-s si një dhuratë shumë e veçantë për festat e fundvitit!”

 Videon munde ta shihni në linkun vijues:https://www.facebook.com/ppnea/videos/430712872004445


No comments:

Post a Comment