Shporetët apo stufat me dru në zonat urbane janë përgjegjëse për gati gjysmën e kemikaleve që shkaktojnë kancer të gjetura në thërmijat e ajrit të ndotur, ka treguar një hulumtim i ri. Hidrokarbonet poliklinike aromatike [PAH-ët] në thërmijat e vogla të ndotjes prodhohen nga djegia e druve dhe është ditur qëmoti të kenë efekte kancerogjene, raporton The Guardian.
Studimi i ri ka ekzaminuar burimet e këtyr PAH-ëve dhe gjeti se djegia e druve prodhon më shumë se djegia e dizellit apo benzinës nëpër vetura. Analizat ishin bërë në Athinë të Greqisë, por hulumtuesit e kishin të qartë se ky nuk ishte një rast i pazakontë. Ata thanë që djegia e drunjve nëpër shtëpi ishte një problem i madh për kualitetin e ajrit në zona urbane në mbarë Evropën.
No comments:
Post a Comment