NASA do të ndërtojë në Hënë një rrjet elektrik që do të bazohet në stacione nukleare. Sipas Agjencisë Hapësinore Amerikane plani është parashikuar të përmbyllet brenda një dhjetëvjeçari. Synimi është të ketë energji elektrike për kolonitë e para njerëzore që do stacionohen në satelitin tonë në kuadër të misionit Artemis. NASA ka ftuar kompanitë më të mëdha energjetike që të krijojnë protiotipe reaktorësh bërthamore kompaktë në gjendje të funksionojnë në sipërfaqen shkëmbore të Hënës. Projektet duhet të prezantohen brenda 22 Shkurtit 2022, në mënyrë që më pas të fillojë puna për rezultatin final. Energjia elektrike do të jetë çelësi i eksplorimit të hapësirës në të ardhmen, është specifikuar në deklaratën për shtyp të agjencisë hapësinore.
50 vjet pas misionit Apollo 11, misioni Artemis ka si synim që njeriu të qëndrojë gjatë në Hënë dhe jo vetëm ta shkelë atë. Kjo pasi do të shërbejë si trampolinë për të zgjeruar eksplorimin drejt planetit Mars, dhe ky është plani afatgjatë për krijimin e kolonive të para njerëzore në hapësirë.
No comments:
Post a Comment