Libri i kuq i faunës së Kosovës, ka vlerësuar se disa llojë të faunës sonë tanimë janë në kategorinë e llojeve skajshmërisht të rrezikuar. Në mesin e këtyre llojeve janë edhe tre zogj të mëdhenj: Shqiponja e maleve, Shkaba dhe Çapka e përhimtë.
Shqiponja e maleve
Shqiponjën e kemi simbol kombëtar. Por, shqiponjat po ikin prej nesh. Shqiponja e maleve, lat. Aquila chrysaetos (Linnaeus, 1758) vlerësohet si skajsshmërisht i rrëzikuar, për shkak se popullatat native të saj janë në rënie e sipër. Në Librin e kuq të faunës së Republikës së Kosovës thuhet se ajo është e rrezikuar nga helmimi i qëllimshëm dhe i paqëllimshëm dhe se ky lloj ka popullatë shumë të izoluar. Në vitin 2018, kur është bërë hulumtimi, besohej se numri i individëve të rritur ishte vetëm rreth 50.
Foto: Jarkko Järvinen -
Flickr
Gjuajnë pre të llojeve të ndryshme si: gjitarë, reptile, shpendë, ujëtokësorë, peshq etj. Ky lloj mund të gjendet në një gamë të gjerë të habitateve të rrafshëta ose malore, të hemisferës veriore, kryesisht të hapura dhe shpesh edhe mbi nivelin e drunjve, nga niveli i detit deri në 4000 m. Në Kosovë është vërejtur në Zaplluxhë, Bajgorë, Gropa e Erenikut.
Ndonëse lloji është i mbrojtur dhe zonat ku është i përhapur janë zona të mbrojtura, lista e kërcënimeve të saj është bukur e gjatë. Ajo rrezikohet nga bujqësia, prodhimi dhe minierat energjetike, gjuetia dhe grumbullimi i kafshëve tokësore, prerja dhe prerja e pyjeve, etj. Ekspertët këshillojnë se për ta ruajtur lloji, është e domosdoshme mbrojtja e habitateve te saj dhe parandalimi i gjuetis ilegale te saj.
Shkaba
Shkaba, Gyps fulvus (Hablizl, 1783), një zog madhështorë, në
Kosovë është skajshmërisht i rrezikuar, ndërsa në Evropë statusi i saj sipas
terminologjisë për mbrojtjen e llojeve është – shqetësim i vogël.
Dikur e pranishme në tërë Kosovën, tash si habitat i saj në
Librin e kuq të faunës së Republikës së Kosovës përmendet vetëm fshati
Restelicë, në komunën e Dragashit, ndërsa mendohet se numri i individëve të saj
është vetëm rreth 50.
Fjala është për një zog të madh, 93–110 cm, me peshë 6000–10000 g, kurse hapja e krahëve është 234–270 cm. Disa popullacione tw saj janë shtegtare, kurse disa të tjera janë rezidente.
Habitati i saj janë vendet e hapura në mjedise të ndryshme,
që nga zonat malore deri në gjysmëshkretëtira. Haset nga niveli i detit deri në
rreth 3000 m lartësi mbidetare, nga Afrika veriperëndimore, Gadishulli Iberik,
Franca Jugore drejt pellgut të Mesdheut (përfshirë Majorkën, Sardinian, Kretën
dhe Qipron), Ballkani, Turqia, Lindja e Mesme, Arabia dhe Irani drejt Pamirit
dhe Kazakistanit jugor dhe lindor.
Lloji është i mbrojtur me ligj, por ajo kërcënohet nga përhapje e bujqësisë e blegtorisë, prodhimi dhe minierat e energjisë, energjia e ripërtërishme, korridoret e transportit dhe shërbimeve, gjuetia etj. Ekspertët rekomandojnë se për konservimin e këtij lloji kërkohet mbrojtje e mjedisit dhe habitateve të saj.
Çapka e përhime
Në Evropë ka një shqetësim të vogël për mbijetesën e këtij lloji, ndërsa në Kosovë vlerësohet se është skajshmërisht e rrezikuar. Çapka e përhime, Ardea cinerea (Linnaeus, 1758), është zog me madhësi 90–98 cm, peshon 1020–2073 g, kurse hapjen e krahëve e ka 175–195 cm. Është e përhapur në pjesën e Palearktikut dhe më pak në Afrikë, Indi dhe Sri Lankë. Shumica e popullatave në Palearktik janë tërësisht shtegtare, kurse disa popullata jugore synojnë të jenë sedentare.
Foto: Juan Emilio - Flickr
Habitati i saj është pranë ujërave – lumejve, liqeneve e
kënetave, në lartësi mbidetare deri 1.000 m, ndërsa ushqehet me me peshq,
ngjala, shpendë të vegjël, brejtës të vegjël etj. Në Kosovë, sipas Librit të
kuq të faunës së Republikës së Kosovës, haset në Vërmicë, Henc, Vasilevë,
Kaçanik, Bishtazhin, Partesh, Badovc, Kamenicë, Liqeni i Radoniqit. Popullata e
saj për nga numri megjithatë mbetet e panjohur.
Ekspertët e zogjëve që kanë punuar në librin e kuq të faunës,
gendjen e këtij lloji e kanë vlerësuar si
skajsshmërisht të rrezikuar. Ata duke dhënë këtë vlerësim, kanë parasysh se
areali gjeografik gjatë kohës së folenizimit të çapkës së përhime është shumë i
kufizuar në 4 km², një lokacioni të vetëm dhe reduktimit të projektuar të
madhësisë së popullatës, bazuar në rënien e numrit të lokacioneve. Është hasur
në disa lokalitete por vetëm 1 koloni folezuese është raportuar deri më tani
nga Kosova, e cila është e ndjeshme në rënie të mëtejme.
Kërcënime të këtij lloji paraqesin modifikimet e sistemeve natyrore (digat dhe përdorimi i ujit), eksploatimi i ujit në amvisëri, bujqësia dhe akuakultura , etj. Për ta shpëtuar nga zhdukja këtë lloj, nevojitet mbrojtja e tokave ujore ose ligatinave, që janë kryesisht habitate të këtij lloji.
No comments:
Post a Comment