Tuesday, July 7, 2020

Ndryshimet Klimatike - çfarë janë?

Është një përkthim i broshurës me titull: “Climate Change - What is it all about?, publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Mjedisin e Komisioni Europian që i dedikohet gjeneratave të reja.

Përkthimi në gjuhën shqipe i këtij publikimi mundësua nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin në bashkëpunim me Njësinë për Ndryshimet Klimatike pranë Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave të Shqipërisë.

Ndryshimi klimatik po ndodh, dhe ndikimi i tij mbi të gjithë ne është duke u rritur. A keni vënë re ose, a keni parë në televizion që stuhitë dhe përmbytjet janë bërë më të shpeshta?

A ju duket se është më ngrohtë në dimër, që kemi më pak dëborë dhe më shumë shi?

A e ndjeni që pranvera vjen pak më shpejt çdo vit, që lulet çelin më herët dhe zogjtë arrijnë më shpejt se sa ju i prisni?

Të gjitha këto janë shenja të ndryshimeve klimatike të përshpejtuara-ose të ngrohjes globale, siç quhet ndryshe. Në se ne nuk ndërmarrim veprime për ti ndaluar, ato do të dëmtojnë botën në të cilën jetojmë, dhe do të ndryshojnë mënyrën tonë të jetesës të cilat tashmë i marrim si të qëna.

Shkarko Broshuren

No comments:

Post a Comment