Monday, September 21, 2020

Kompostoni, është e dobishme për ju dhe e mirë për mjedisin!

Kompostimi nuk është gjë tjetër veçse drejtimi i procesit natyror nëpërmjet të cilit dekompozohen mbetjet organike, duke arritur temperaturat 49-77 gradë Celsius. Për realizimin e kompostimit nevojitet lënda organike, lagështira, oksigjeni dhe bakteret. Nga procesi i kompostimit përfitohet një material si humusi, i errët dhe i pasur me një shumëllojshmëri ushqyesish, minerale dhe organizma të dobishme të tokës. Ai mund të përdoret në kopshte, oborre apo saksi për të ndihmuar në krijimin e një mjedisi më të shëndetshëm dhe të mirë-ekuilibruar të tokës për bimët që duam të rrisim. Në shumë raste, komposti mund të përdoret në vend të plehrave komerciale dhe është shumë më efi­kas në ofrimin e ushqyesve për bimën në mënyrë të qëndrueshme. 


Ka shumë përku­zime për kompostin ose plehun organik, por ai që haset më së shumti e përcakton Kompostin si pleh organik pa erë ose me erë të pranueshme, të qendrueshëm në kohë, të pasur me humus, i aftë që të lëshojë në tokë lëndë ushqyese, të përmirësojë strukturën e tokës duke ndihmuar qarkullimin e ajrit. Ai ofron mikroorganizma të dobishëm për kulturat e mbjella, dhe nxit rritjen e aparatit të tyre rrënjor 

Përse duhet të kompostoni? 
  • Përmirëson strukturën e truallit, e kthen atë në tokë pjellore për një kopësht organik;
  • Kursen paratë tuaja për blerjen e kompostove; 
  • Është një menaxhim i përgjegjshëm dhe i qendrueshëm i mbetjeve; 
  • Zvogëlon sasinë e mbetjeve në vendgrumbullime; 
  • Është i lehtë dhe zbavitës! 

Si të kompostoni? 

Ka shumë mënyra dhe ju duhet të gjeni atë më të mirën dhe që ju përshtatet më shumë. Ja disa këshilla të vlefshme me të cilat mund të filloni. Kompostimi me shpenzime të vogla për mirëmbajtje përfshin një kombinim të lëndës së gjelbër dhe kafe, plus pak lagështirë për ta mbajtur në veprim. 


Zgjidhni një vend me hije të pjesshme, për të siguruar praninë e nxehtësisë, lagështirës dhe ajrit. Ndërtoni mure me paleta druri ose gardhe me tela për të lejuar ajrosjen, mbulojeni me material kundër ujit, dhe pjesën fundore të grumbullit vendoseni në kontakt të drejtpërdrejtë me tokën. 


Krijoni komposton duke vendosur disa shtresa: 

Hapi 1
 - Grumbulloni materialet rrafsh me tokën: së pari vendosni copa materiale sh si psh. degë të vogla ose rrënjë drurësh në pjesën fundore për qarkullim të mirë të ajrit. 
Hapi 2 - Përzierja e larmishme bën që kompostoja të ajroset dhe të shmanget kalbëzimi. Përzieni: materiale të ashpra (që nga degët e krasitura ), materiale të holla (bari i krasitur), material e të lëngshme organik e (tepricat e frutave), 20% material të thatë (gjethe), material të pasur me nutrientë (tepricat ushqimore) dhe material të varfër nè vlera ushqimore (ashklat e drurit). Për klimat e nxehta raporti i dëshirueshëm është 2/3 material i njomë dhe1/3 material I thatë. 
Hapi 3 - Shtoni deri në 10 kg / m³ miell, për të parandaluar krijimin e aromave dhe për të pasuruar komposton me minerale, dhe 5kg gëlqere për të ndihmuar në krijmin e acideve organike dhe sheqerit. 

Këshilla të dobishme për kompostim 
  • Arrat dhe lisi dekompozohen me vështirësi.
  • Plehu organik nga delet, lopët, lepujt, lamat, dhitë, kavjet, dhe kafshë të ngjashme është një komposto "ekologjike" – e pasur me azot dhe baktere aerobike. Ky lloj plehu organik duhet të përzihet duke krijuar pirgje dhe pastaj t'i shtohet grumbullit të kompostos sa herë që ai kthehet nga ana tjetër. Ai është një përshpejtues shumë i mirë i procesit, por duhet të balancohet me komposto të pasur me karbon për të shmangur rritjen e nxehtësisë.
  • Sa herë që shtohet material i gjelbër, dhe pak kaf në sipërfaqe për të ruajtur balancimin e mirë të lagështirës, shmangen kundërmimet dhe krijohen xhepat e ajrit. Shtoni vazhdimisht material për t'u siguruar baktereve të lumtura ushqime të freskëta për konsum dhe izolojeni komposton për ta mbajtur procesin të ngrohtë. 
  • Shmangni shtimin e rrënjëve të bimëve në grumbulli e kompostos suaj, sepse ato mund të shkaktojnë rritjen e një bime tërësisht të re. 
  • Kthejeni pirgun çdo javë nga ana tjetër ose sigurohuni që të gjitha materialet janë përzier dhe janë në bashkëveprim. Pasi të keni përzier materialet, merrni një dorë nga përzierja për të parë nëse është e lagësht sa duhet. Lagështira e pakët ngadalëson procesin e dekompozimit dhe lagështira e tepërt hap mjaft telashe sepse krijon një masë të rrëshqitshme e të squllët . 
  • Mos filloni me sasi të vogla. Procesi i copëtimit duhet të ketë një masë të konsiderueshme për të funksionuar. Për kompostimin në kushtet e shtëpisë ka kazanë të cilët janë të pështatshëm për sasi të vogla materiali. 
  • Kontrolloni pirgun vazhdimisht, veçanërisht gjatë motit të thatë e të nxehtë. 
  • Një kombinim i përbërjeve të ndryshme lëndore dhe ushqyese, i krijuar nga përzierja e shumë bimëve të ndryshme, u siguron bimëve tuaja një dietë të pasur, e cila ndihmon në krijimin e sëmundjeve dhe rezistencën e parazitëve. 
  • Për pak muaj, produkti i përfunduar do të jetë një pleh në ngjyrë të errët, i shkrifët dhe me aromën e dheut të freskët. 
Mos kompostoni: 
  • Mbetjet jo-organike, të padegradueshme biologjikisht;
  • Pjesët e bimëve që janët të ekspozuara ndaj tymrave të prodhuara nga auto-mjetet Drithërat me sëmundje ose bimët e trajtuara me pesticide; 
  • Farat e bimëve të egra; 
  • Mishin, peshkun dhe bulmetrat për kazanët e jashtëm sepse ata tërheqin parazitë; Mbetjet e maceve dhe të qenve;

No comments:

Post a Comment