Në pamundësi për të vizituar zonat interesante të faunës së
egër, në këtë artikull ju sjellim pamje mahnitëse nga bota interesante e
llojeve të ndryshme të faunës së egër në zona të ndryshme natyrore anë e kënd
botës. Insekte, zogj, gjitarë, lakuriq e zvarranikë në aktivitetet e tyre të rëndomta
apo në situata të jashtëzakonshme prezantohen përmes magjisë së fotografisë.
Një pangolin i shpëtuar, që besohet të jetë kafsha më e trafikuar në botë,
kërkon ushqim në një pronë private në Johanesburg të Afrikës së Jugut.
Fluturat monarke të grumbulluara në degët e pemëve në një strehë (rezervat)
natyror në Amanalco de Becerra të Meksikës.
Një dre shihet në rrezet e hershme të mëngjesit në Richmond Park në
perëndim të Londrës.
Zogj trishtili me fyt të zi të mbledhur rreth luleve të kumbullës në një
kopsht në Wuxi, provincën Jiangsu të Kinës lindore.
Një lakuriq i natës në një koloni brenda qytetit gjatë një valë të nxehtë
në Cairns, Queensland, Australi.
Dy bletët pushojnë në një crocus në Frankfurt am Main në Gjermaninë
Perëndimore.
Një kukuvajkë aziatike në një pemë të shelgut të zhveshur në Dharmsala të
Indisë.
Një tufë e zogjve kthehen pas telasheve në Cley Norfolk Wildlife në
Norfolk.
Macja e eger ose leopardët e borës, një kafshë e egër e mbrojtur në
Zhangye, provincën Gansu të Kinës.
Një mostër e breshkës gjigante, që mendohet të jetë zhdukur rreth një
shekull më parë, është parë në parkun kombëtar të Galapagos në ishullin Santa
Cruz të arkipelagut të Galapagos, në Oqeanin Paqësor.Një tufë e madhe e elefantëve në parkun kombëtar Zakouma në Çad.
No comments:
Post a Comment