Saturday, May 13, 2023

National Geographic shkruan për shtigjet e egra të ecjes në trekëndshin kufitarë Kosovë-Maqedoni-Shqipëri

Artikulli i Nacional Gjeografik i vlerëson këto shtigje si një nga zonat e rralla dhe të paprekur në Ballkanin Perëndimor që shfaqin bukurinë mahnitëse të maleve dhe shumë pak të vizituara të kontinentit të Evropës. Mes tjerash në artikull thuhet se “Vargmalet e Ballkanit Perëndimor mbajnë një pjesë të historisë evropiane pak të njohur për pjesën tjetër të Evropës, për shkak të konflikteve që kanë ndodhur në këtë regjion. Shtigjet e ecjes së Sharrit që shtrihen në lartësi mbi 225 miljesh, janë një mundësi që të gjurmoni kufijtë e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke ju ofruar të shihni edhe liqenet ndër më të vjetrat në kontinent. Në lartësite e këtyre maleve është një mbretëri e mjegullt e majave të pafundme jeshile, të mbushura me kullota dhe me burime ujore. Shumë nga këto shtigje që përdoren sot, janë përdorura edhe nga karvanët romakë në shekullin e dytë para erës sonë”.

Ideja e shtigjeve “Majat e Sharrit” u konceptua në vitin 2016, dhe tashmë është një nga destinacionet e dashura për aplinistët. Në kuadër të aktiviteteve për promovimin e këtyre shtigjeve ato janë shenjëzuar dhe njëkohësisht është punuar në restaurimin e bujtinave te zonës.

Sot tashmë dekada pas përfundimit të luftës gjërat po ndryshojnë. “Duam që njerëzit ta dinë se Kosova ka pasur një të kaluar të trishtuar dhe të vështirë, por tani po punojmë shumë që të bëhemi destinacion për udhëtarët, për t'i treguar botës natyrën dhe kulturën tonë të mahnitshme,” thotë Taulant Hoxha nga Prizreni, i cili ishte fëmijë gjatë luftës në Kosovë. Ai tani është bashkëpronar i shërbimit udhëzues malor Super Xplorers dhe njëherit ishte i përfshirë në krijimin e Shtigjeve të Majave të Sharrit.
Duke kaluar nëpër disa nga malet më pak të vizituara në Evropë, shtegu kalon nëpër gjashtë parqe kombëtare - dy në Maqedoninë e Veriut, një në Kosovë dhe tre në Shqipëri.

“...ne besojmë se ky shteg ka parakushtet për t'u bërë një shteg ndër më te mirët për ecje në Evropë dhe madje në mbarë botën,” thotë Ekrem Hyseni, një menaxher projekti për GIZ, organizatë e qeverisë gjermane që ndihmoj në zhvillimin e projektit të Shtigjeve të Majave të Sharrit.

Shtegu fillon në Maqedoninë e Veriut, në Malin Hut Ljuboten vazhdon me kufirin Kosovë-Maqedoni në Malet e Sharrit, për të vazhduar me Brezovicën. Rruga vazhdon përmes fushave dhe pllajave deri në majën e malit të Korabit, maja më e lartë e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Faza e fundit e shtegut kalon Parkut Kombëtar Galicica të Maqedonisë së Veriut në Sveti Naum, dhe përfudon në bregun e liqenit të Ohrit, një nga 28 vendet që mban statusin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të UNESCO-s.

Per me shumë shihni artikullin e plotë në portalin e National Geographic

https://www.nationalgeographic.com/travel/article/high-scardus-hiking-trail-west-balkans?fbclid=IwAR0yqvrBI4hdeqp68nzLLbr5GCb0JuCjKSTTqupHh52nYdnTdLBrVq4yaxw

No comments:

Post a Comment