Saturday, April 15, 2023

Rrëqebulli i Ballkanit, një hap larg nga marrja e statusit ‘lloj i zhdukur’ në Shqipëri

Sezoni i monitorimit intensiv të rrëqebullit të Ballkanit vijon në të gjithë Parkun Natyror të Munellës, ku ekipi i Organizates PPNEA në bashkëpunim me Administraten e Zonave te Mbrojtura Lezhë, Shkodër dhe Kukës kanë bërë të mundur vendosjen e kamerave kurth. Ekipet e ekspertëve nuk e kanë ndalur punën, edhe pse me temperatura të ulëta dhe aksesim të vështirë të këtij rajoni. Ata po punojnë për identifikimin e sa më shumë individëve të këtij lloji emblematik për Ballkanin.

Nga kontrolli i realizuar deri më tani janë siguruar edhe disa foto të rrëqebullit.

Fotoja e parë e rrëqebullit në Shqipëri u realizua më 21 prill 2011, ndërsa rrëqebulli i Ballkanit (Lynx lynx balcanicus), u dokumentua edhe në Parkun Kombëtar të Prespës.

Rrëqebulli i Ballkanit është grabitqari i tretë më i madh në Evropë, rajonin e Ballkanit dhe në Shqipëri, pas ariut të murrmë dhe ujkut. Ai kërcënohet kryesisht nga gjuetia e paligjshme, prerja e pyjeve dhe degradimi, si dhe mungesa e gjahut. Në Shqipëri mban statusin “i rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje”.

Rrëqebulli banon në zonat pyjore në pjesën më të madhe të shtrirjes së tij. Ky nënlloj është i shtrirë në disa shtete të Gadishullit të Ballkanit, si Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

No comments:

Post a Comment