Sipas një studimi, rezultatet e të cilit u publikuan në “Journal of the American College of Cardiology”, shkencëtarët shqyrtuan marrëdhënien midis zhurmës së trafikut dhe hipertensionit. Në studimin, në të cilin janë trajtuar të dhënat e marra nga baza e të dhënave bio-mjekësore të quajtur “Biobank” në Angli, në matje është përdorur Metoda e Përgjithshme e Vlerësimit të Zhurmës, e cila përdoret si një mjet modelimi në Evropë dhe vendbanimet e njerëzve, të dhënat e të cilëve janë ekzaminuar. Në studimin, në të cilin u ndoqën për më shumë se 8 vjet të dhënat e 246 mijë e 447 personave të moshës 40 deri në 69 vjeç që nuk kanë ankesa për hipertension, u arrit në përfundimin se probabiliteti i hipertensionit është rritur tek ata që jetojnë afër zonave të zhurmshme, apo rrugëve.
Në studim u konstatua se ekspozimi ndaj zhurmës së trafikut mund të rrisë rrezikun e hipertensionit primar dhe rreziku i sëmundjes rritet me rritjen e dozës së zhurmës. Nga ana tjetër, studiuesit theksuan se ata që janë të ekspozuar si ndaj zhurmës së trafikut, ashtu edhe ndaj ndotjes së ajrit, kanë më shumë gjasa të vuajnë nga presioni i lartë i gjakut. Sipas të dhënave aktuale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në botë numërohen 1.28 miliardë pacientë me hipertension.
No comments:
Post a Comment