Saturday, April 29, 2023

Dy shkaktarë që po i kontribuojnë ngritjes së nivelit të ujit në dete e oqeane dhe pasojat e shumta negative

Nga: Fatmir Graiçevci

Janë të shumtë autorët e fushave të shumta që kanë shkruar me një dozë të shqetësimit të jashtëzakonshëm për problemet që i ka shkaktuar njeriu egoist shtëpisë së vetme të njerëzimit për banim e jetë normale në të – Tokës! Dhe kur lexon shkrimet dhe të dhënat që i paraqesin në studimet e tyre, nuk ke se si të vazhdosh të jesh indiferent ndaj shkatërrimit që po ja bëjnë njerëzit egoist planetit të vetëm ku ka kushte për jetë – Tokës! Aq të mëdha janë dëmtimet që kjo qenie egoiste e egocentrike po ia shkakton shtëpisë e cila i ka ofruar strehim e mirëqenie për mijëra vite, sa njeriu i dy tre shekujve më parë, nuk do të arrinte as t’i imagjinonte! Një nga këta studiues është edhe ambientalisti shembullor, ish nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Al Gor. Në librin e tij të jashtëzakonshëm “Toka në baraspeshë” (Earth In The Balance 1992) ai na paralajmëron se nëse vazhdojmë me ritmin e deritashëm të dëmtimit të tokës në njërën anë dhe në anën tjetër, me mos kokëqarjen arrogante për dëmtimet që po i bëhen asaj, jeta normale në tokë, do të marr fund, njëherë e përgjithmonë!!! Dhe teksa lexon njeriu këtë libër dhe shembujt e shumtë që sjell autori në të për degradimin që ja ka bërë e po ja bën njeriu planetit tokë, nuk ka se si të mos vie në mendje thënia e Mahatma Gandit, që e kishte përzemër Nënë Tereza dhe e pëshpëriste kur shihte teksa vuanin miliona njerëz anekënd botës për një kafshatë bukë “Toka është e mjaftueshme për nevojat e të gjithëve por jo për lakminë (egon) e secilit”.

Janë të shumta shkrimet dhe tv dokumentarët për ngrohjen globale dhe pasojat e saj të shumta. Një ndër to është edhe ngritja e nivelit të ujit në dete dhe oqeane. Studimet ofrojnë të dhëna të shumta se si nga ngrohja globale vije deri te efekti serrë, i cili mandej shkakton rritjen e temperaturave në nivel global, ngritje e cila shkakton shkrirjen e akullnajave edhe në polin e veriut dhe se si mandej nga kjo shkrirje rritet niveli i ujit anekënd botës dhe se për shkak të kësaj ngritje të nivelit të ujit, rrezikohet jeta në shumë qytete, kryeqytete e megapolise të ndërtuara përgjatë vijave bregdetare, në të cilat jetojnë miliarda banorë. Përmbytja dhe bërja e pabanueshme e këtyre qyteteve, kryeqyteteve e megapoliseve, do të shkaktonte një emigrim masiv, të paparë më parë në historinë e njerëzimit. Por jo vetëm kaq. Ngritja e nivelit të ujit në mbarë botën, do të shkaktonte edhe një efekt tjetër me pasoja edhe më të mëdha – uri globale me përmasa të papërjetuara më parë. Dihet se një sasi e madhe e sipërfaqes bujqësore të tokës gjendet në ultësirat afër deteve dhe oqeaneve dhe nëse do të kemi ngritje të nivelit të ujit në vazhdimësi, atëherë do të kemi përmbytje të këtyre sipërfaqeve të tokës me ujë të kriposur i cili do t’i bënte shterpe këto toka bujqësore, që japin ushqim për qindra e mbase edhe miliarda njerëz e qenie tjera anekënd botës.

Por a është vetëm ngrohja globale fajtore për këtë ngritje të nivelit të ujit në shkallë botërore!?

Nëse analizojmë edhe dy dukuri tjera, do të vijmë në konstatime se ka edhe faktor tjerë që kanë ndihmuar këtë dukuri shqetësuese. Faktori i parë, është jashtë kontrollit tonë, dhe do të vazhdoj ta jap këtë kontribut, i pandikuar nga faktori njeri ama faktori i dytë, është duke ndodhur në një masë të konsiderueshme për shkak të faktorit njeri.

Faktori i parë – vullkanet nënujore

Një nga faktorët që mendoj se ka ndikuar në këtë dukuri, është duke ndikuar dhe do të vazhdoj të ndikoj në këtë drejtim, është vullkani. Nuk është fjala për vullkanet që ndodhin nëpër sipërfaqet e tokës ( e që kanë ndikim por jo shumë të madh ) por për vullkanet nën sipërfaqen e ujit – deteve dhe oqeaneve. Sasia e jashtëzakonshme e llavës që nxjerrin këto vullkane nga brendia e tokës, do të zënë një vend të konsiderueshëm në shtratin e deteve dhe oqeaneve dhe pasi pesha specifike e llavës është më e madhe se ajo e ujit, kjo do të bëjë që ta shtyjë ujin drejt lartësisë e kjo do të bëjë që të kemi rritje të nivelit të ujit. Normalisht se një duzinë vullkanesh nëntokësore nuk do të kenë efekte shqetësuese por kur analizon se sa shumë vullkane kanë ndodhur përgjatë historisë miliona vjeçare të tokës, nuk mund ta injorosh këtë faktorë por as ta ndryshosh atë.

Faktori i dytë – njeriu egoist

Është një faktor tjetër që ka ndikuar dhe po vazhdon të ndikoj pahetueshëm në ngritjen e nivelit të ujit anekënd vijës bregdetare të botës, pa vrarë mendjen për pasojat që do t’i ketë kjo ngritje e nivelit të ujit për mirëqenien e tij dhe shumë specieve tjera. Ky faktor është njeriu. Ose thënë më mirë e më saktë, njeriu egoist. Është ky njeri që me aktivitetin e tij, ka shkaktuar erozion të paparë ndonjëherë të shtratit dhe brigjeve të lumenjve. Është po ky njeri që si asnjëherë më parë, fal zbulimeve të shkencës dhe zhvillimit të teknologjisë, ka dëmtuar pyjet shekullore, shkatërrimi i të cilave ka bërë që sasi të jashtëzakonshme të materialeve inerte të përfundojnë në lumë, e nga aty në shtratin e deteve dhe oqeaneve. E pasi që pesha specifike e këtyre materialeve inerte është më e madhe se sa ajo e ujit, edhe këto e kanë detyruar ujin të zhvendoset drejt lartësive, zhvendosje e cila ka shkaktuar ngritje të nivelit të ujit në shkallë botërore. Bartje të materialeve inerte drejt deteve dhe oqeaneve ka pasur gjithmonë por jo sa në kohën e botës së industrializuar. Industrializimi ka fuqizuar tej mase njeriun dhe kjo mbase ia ka shtuar arrogancën se me fuqinë që posedon ai sot, do të mund të përballet me çdo sfidë!

Janë mijëra lumenj që sot dërgojnë mijëra tonelata gurë, dhe, copëza betoni, plastikë, materie të metalta e gjësende tjera inerte, gjatë 24 orëve, përgjatë 365 ditëve të vitit, drejt shtratit të detërave dhe oqeaneve, duke detyruar ujin të zhvendoset drejt lartësive. Procesi i bartjes së materiale inerte nga lumenjtë drejt deteve e oqeaneve ka pasur gjatë gjithë historisë së tokës por a ka ndodhur me ritmin e tashëm!? A ka pasur edhe qindra vite më parë sikur ka tani erozion të brigjeve të lumenjëve!? A ka pasur sikur ka tani prerje të pamëshirshme të pyjeve!? A e kemi menduar ndonjëherë në masën e duhur se sa shumë ndikon një dru me gjethet e tij në ruajtjen e tokës nga erozioni!? A e kemi analizuar ndonjëherë se si ndikon një gjethe e drurit në parandalimin e erozionit të tokës!? A e kemi vrarë mendjen sa duhet se çka do të thotë kur një pikë uji bije direkt nga qielli në tokë, duke marrë ca grimca dheu me veti drejt shtratit të lumit dhe me anë të shtratit të tij i ka dërguar këto grimca në shtratin e detrave dhe oqeaneve!? Po sikur të kishim një dru me mijëra gjethe në të cilat do të ndeshej ajo pika e ujit, para se ta godas fuqishëm tokën për të shkulur mandej nga ajo disa grimca dheu e për t’i nisur drejt detërave e oqeaneve. A e kemi vrarë mendjen sa duhet se fal një gjethi të vetëm, disa pika uji nuk do ta godisnin asnjëherë tokën sepse me anë të procesin të avullimit, do të ktheheshin dhe riktheheshin në qiell, për të rënë në një sipërfaqe të tokës që po vuan nga mungesa e ujit!? Kjo mungesë e ujit do të bënte që shiu të mos merrte grimca të dheut e të rërës me veti për t’i shpënë në dete e oqeane por do të absorbohej nga toka e cila më pastaj do të jepte fryte që do të shuanin urinë e miliona jetëve që po shuhen anekënd botës për shkak të urisë!!! Mbase një dru i vetëm me mijëra gjethet e tij nuk do të ndikonte thuaja asnjë grimë në parandalimin e erozionit të tokës dhe dërgimin e pjesëzave të saj në fundin e detërave dhe oqeaneve por se sa rëndësi ka një gjeth në erozion e kuptojmë kur marrim parasysh se brenda vitit nuk priten pamëshirshëm miliona drunjë por miliona hektar pyje, anekënd botës. Dhe tash kur marrim parasysh se sa drunjë kanë këto miliona kilometra sipërfaqe tokë, që po shpyllëzohen pamëshirshëm dhe mandej sa triliarda gjethe kanë ata drunjë, nuk duhet shumë imagjinatë për ta kuptuar se sa do ta parandalonte erozionin e tokës dhe bartjen e materialeve inerte drejt fundit të detit e oqeanit ruajtja e pyjeve dhe ripyllëzimi i sipërfaqeve të shpyllëzuara.  Por ja që sot, anekënd botës, pavarësisht gjinisë, fesë, kombi apo racës, e shohim teksa lartësohet njeriu egoist, arrogant e moskokëqarës dhe njeriu modest, i papushtet e i pavlerësuar, jeton i strukur dhe i brengosur e i shqetësuar se për rrënimin që po ia bën njeriu shtëpisë së vetme të njeriut – Tokës por ndjehet i pafuqishëm për ta nxjerrë nga rruga e theqafjes dhe vënë në rrugën e shpëtimit e të përparimit. Mbase një nga zgjidhjet më të mira, e ka ofruar filozofi bashkëkohorë, norvegjezi, Arn Nes ( 1912 – 2009 ). Ai zgjidhjen e shihte në krijimin e një njeriu me vetëdije të tillë që nuk e sheh veten e tij si qenie të shkëputur nga mjedisi por si pjesë e tij. Pra si një specie mirëqenia e së cilës është e ndërlidhur dhe ndërvarur me mirëqenien e specieve tjera. Ai kërkonte që te njeriu bashkëkohorë të lulëzoj një njeri me “unë ekologjik” që qenien njerëzore e sheh si një qenie që ka ndërlidhje me të gjitha qeniet tjera dhe botën si një bashkësi të të gjitha qenieve.

Mbase porosinë më të mirë na e japin disa tregime. Porosi që sa më herët t’i përmbushim aq më shpejt do ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë, për të gjitha qeniet, përfshirë edhe njeriun. Tregohet se një prind i zënë pas punëve e karrierës, nuk arrinte të gjente dot kohë t’i përkushtohej fëmiut të tij ndonëse ia kërkonte çdo natë, pa ndërpre,  pak kohë për bisedë. Dhe një natë, prindi i thotë fëmiut: dëgjo, unë po e marr e po e bëjë copë copë këtë hartën e botës dhe kur ti ta kesh ribërë atë përsëri ashtu sikur ka qenë pak më parë, para se ta grimcoja unë, do të bisedoj me ty!? Pas pak minutave, fëmija i gëzuar hyn me hartën e rregulluar në kabinetin e prindit! Prindi i habitur se si ia kishte dal fëmija i tij ta rregulloi hartën e thërmuar prej tij copë- copë, e pyet i çuditur fëmijën  e tij:

– Po si e bëre, si ia dole kaq shpejt t’i ribashkosh copat e hartës së botës të shpërndara anekënd!?

– Ishte shumë e thjesht, o babi im!

– Po si ia dole kaq shpejt, kush të ndihmoi!?

– Askush por mbrapa hartës ishte portreti i një njeriu e unë duke rregulluar  njeriun e rregullova krejt botën!

Një porosi edhe më mbresëlënëse na e jep letra e indianëve të Amerikës së Veriut drejtuar presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si përgjigje ndaj kërkesës së tyre për të blerë toka nga indianët. Në atë letër, në mes tjerash thuhet:

Si mund ta sheshes apo blesh qiellin!? Tokën? Për ne, kjo është ide e çuditshme…, A do t’i mësoni fëmijët tuaj atë që ne ua kemi mësuar fëmijëve tanë se toka është nëna jonë. A do t’i mësoni se çka i ndodhë tokës do të ju ndodhë gjithë bijve të saj!? Ne dimë kaq, nuk i takon toka njeriut por njeriu i takon tokës dhe se të gjitha gjërat janë të ndërlidhura, sikur gjaku që na bashkon,…Ne një gjë dimë: Zoti ynë është poashtu edhe Zoti juaj. Toka është e çmueshme për Të dhe t’i shkaktosh dëm tokës është të shfaqësh mosrespekt ndaj Krijuesit të saj!!!

Dhe fatkeqësisht, derisa faltoret anekënd botës janë të stërmbushura me miliarda besimtar që adhurojnë Zotin, të paktë janë ata që angazhohen edhe për ruajtjen e krijesës tjetër të tij që i ofron mirëqenie njeriut – Tokës!!!

No comments:

Post a Comment