Sunday, July 3, 2022

“Betonimi i qyteteve në shekullin e teknologjisë ka shkaktuar ngrohjen globale”

Nga: Lulzim Behxheti, arkitekt.

Është një dukuri të cilës në Kosove nuk i kushtohet fare rendësi, ngase efekti i GHG nuk shtjellohet fare nga arkitektet vendore, të cilët duhet të jenë trumbetuesit më të mëdhenj të kësaj dukurie. Ta shpjegoj pak se çka është GHG dhe cili është impakti i saj në jetën e përditshme. Jemi shpesh spektatorë të fenomenit të “skuqjes se qiellit”. Kur shohim të tille, marim foto pa e dit efektin e rrezikshëm. Këtë defekt ne ngrohjen globale e shkaktojnë 3 gazrat famëkeq: karbondioksidi, metandioksidi dhe gazi i ujerave vaporik. Me fjalë të tjera, jemi duke e shndërruar botën rreth nesh në një serë qelqi.

Përqindja e GHG në ndërtimtari si industri në ndotjen atmosferike është 40%. Që dmth betonimi i qyteteve në shekullin e teknologjisë ka shkaktuar ngrohjen globale me trendin me te madh të rritjes. Akullnajat po shkrihen, vegjetacioni po humbet, shpezët dhe kafshët po kanë lëvizje shtegtuese të pakontrollouara. Me një fjale, bioritmi i Tokës është destabilizuar.

Efekti GHG është me pak i pranishëm ne ato vende ku përqindja e ndërtimeve drusorë është me e madhe se sa ajo betonuese, si ne Skandinavi, USA, Kanadë, BE (një pjese e saj). Iniciativa e BE është qe nga viti 2050 të jetë zonë zero ne CO2.  Qe i bie se objektet ndërtuese do të tatimohen ne baze te emetimit të CO2 që nga v.2025 (në disa shtete). Këtë fenomen e kam ngrite si ceshtje alarmuese edhe gjate fushatës së zgjedhjeve lokale. E alarmi është i madh.

Sa here qe ta shihni qiellin e skuqur mbi kokën tuaj, mos u kënaqni, mos boni foto por mendoni se fëmiu juaj po helmohet në heshtje nga GHG dhe CO2 në veçanti. Kur të ndërtoni, mendojeni se për cfar arsye bari me nuk është i njëjtë si më parë, pse vëreni me pak shtazë e shpezë në natyrë, pse mukozat dhe algjet e drurit më nuk janë ne jug, pse liqenet po zhduken… Ky disbalans zbutet dhe eliminohet nëse më në fund edhe ne Kosvë kuptohet se ardhmëria e ndërtimtarisë është në ndërtimet drusorë.

Burimi: https://ndertimi.info/

No comments:

Post a Comment