Sunday, July 3, 2022

Taksa e karbonit në fuksion të reduktimin të përdorimit të lëndëve djegëse

Taksa e karbonit është politika kryesore për reduktimin dhe eliminimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile, djegia e të cilave po destabilizon dhe shkatërron klimën në planetin tonë. Taksimi i karbonit është një instrument politikash ku qeveria vendos çmimin e karbonit dhe lejon që tregu të përcaktojë emetimet totale. Taksa targeton lëndët djegëse fosile si benzina, nafta dhe qymyri i përdorur për prodhimin e energjisë, qëllimet e ngrohjes, si dhe lëndët djegëse motorike. Kjo taksë llogaritet në bazë të sasisë së emetimeve të CO2 gjatë djegies së burimeve fosile, masë kjo që bazohet në të ashtuquajturën përmbajtje karboni të lëndëve djegëse fosile.

Përmes parimit “ndotësi paguan”, taksa e karbonit targeton emetuesit më të mëdhenj të CO2, duke bërë ekonomikisht më pak të favorshme përdorimin e burimeve fosile krahas burimeve të ripërtëritshme. Taksimi ndaj karbonit ka për qëllim të bëjë të dukshme kostot sociale "të fshehura" të emetimeve të karbonit, të cilat ndihen në mënyrë direkte apo indirekte, siç janë problemet shëndetësore dhe ndryshimet klimatike.


Burimi i informacionit: https://www.facebook.com/InstitutiINDEP/posts/pfbid04GLvvUZqi34s7ZXedPQz4Yozy9nEJKeBghTLGiNu2LTQCkcuDQsDU2aB4pMaJdSjl


No comments:

Post a Comment