Aktualisht në të gjithë botën jemi më shumë se 7 miliardë banorë. Kur do të bëhemi 10? A e dinit se 62 persona kanë pasuri të barabartë me atë të 3.6 miliardë banorëve mbi Tokë? Rreth 1.700 njerëz në SHBA bëhen milionerë çdo ditë? Sa njerëz kanë jetuar deri më tani mbi Tokë? Ky artikull ju sjellë disa prej kurioziteteve, statistikave dhe fakteve interesante për popullsinë në botë.
- Llogaritet se aktualisht jemi mbi 7 miliardë njerëz që jetojmë në Tokë. Vendi me popullsinë më të madhe është Kina me 1.4 miliardë, ndërsa pas saj vjen India me 1.32 miliardë.
- Në vitin 1.000, popullsia e botës ishte 400 milionë banorë. Në vitin 1750, popullsia ishte dyfishuar, duke arritur në 800 milionë banorë. Ndërsa, në vitin 1804, kur Napoleoni u bë perandor, popullsia arriti në 1 miliardë banorë. Pas 40 viteve, ajo u dyfishua sërish dhe më 31 tetor 2011, popullsia e botës arriti në 7 miliardë.
- Për mijëra vjetët e fundit, popullsia e Tokës është rritur 22 herë. Popullsia e Tokës është rritur më shumë se 22 herë nga viti 1000 deri 2000. Në korrik të vitit 1000, ishin 275,000,000 njerëz; dhe në korrik të vitit 2000, kishte 6,145,006,989 njerëz.
- Në vitin 2050, popullsia do të arrijë 10 miliardë. Dhe 70 për qind e tyre do të jetojë në qytete. Edhe pse është shtatëfishuar në dy shekujt e fundit, 11 miliardë nuk do të arrijmë deri ne shekullin e XXII. Kjo për shkak të uljes së lindjeve.
- Shpërthimi demografik nuk shpjegohet aq me rritjen e numrit të lindjeve, por me uljen e numrit të vdekjeve, për shkak të përmirësimit të kushteve të jetesës, të ushqimit, edukimit, uljes së vatrave të luftës. Në vendet e Evropës Perëndimore, mosha mesatare e vdekshmërisë është 80.3 vjeç, në SHBA dhe Kanada, 79.3, ndërsa në disa zona të Afrikës arrin në 51.4 vjeç.
- Më shumë se një miliardë njerëz aktualisht në botë nuk kanë ujë. Janë gjithsej 663 milionë njerëz në Tokë që nuk kanë ujë, kurse 2.4 miliardë nuk kanë tualet. Ndërkohë, çudia e shekullit është se më shumë ka celularë se tualete.
- Sipas “UNICEF”, çdo ditë në botë lindin 353 mijë fëmijë ose shënohen 18.9 lindje për 1 000 banorë.
- Mary dhe James janë emrat më të popullarizuar. Nga vitet 1917 deri më 2016, emrat më të njohur ishin James për djemtë dhe Mary për vajzat. Midis djemve, kishte pothuajse 5 milion fëmijë të quajtur James, dhe 3,5 milion vajza të quajtura Mary.
- Sipas “National Geographic”, nëse të gjithë banorët e Tokës do të viheshin sup më sup me njëri-tjetrin, ata do të krijonin një kuadrat 1.300 km katrorë, pak a shumë sa sipërfaqja e Romës ose Los Anxhelosit.
- Sipas të dhënave të “Oxfam”, në vitin 2015 vetëm 62 persona kishin një pasuri të barabartë me atë të 3.6 miliardë banorëve, ose gjysmës më të varfër të popullsisë botërore. Në vitin 2010 ishin 388 persona. Kjo do të thotë se pabarazia është rritur.
- Gjithashtu 52 për qind e popullsisë botërore është nën 30 vjeç. 1.8 miliardë janë mes 10 dhe 24 vjeç. Bota ka popullsi të re. Pjesa më e madhe e tyre jeton në shtetet më pak të zhvilluara.
- Sipas të dhënave të sotme, popullsia e vendit të vogël, Bangladeshit është më e madhe se popullsia e Rusisë. Në Bangladesh ka 20 milionë njerëz, edhe pse zona e vendit është 116,000 herë më e vogël se ajo e Rusisë.
- Popullsia e Gjermanisë ka përqindjen më të vogël të fëmijëve. Fëmijët e moshës 0 deri 14 vjeç përbëjnë vetëm 12% të popullsisë së Gjermanisë, ndërsa në Kenia e njëjta grup moshe përbën 40% të popullsisë.
No comments:
Post a Comment