Saturday, August 15, 2020

Sikur bota të ishte një fshat me 100 banorë!

A keni menduar ndonjëherë se çfarë përbërje do të kishte një fshat me 100 banorë nëse në të do të reflektoheshin të dhënat statistikore të popullsisë së botës?! Cila gjuhë do të ishte dominante? Cili besim do të ishte më i përhapuri? Sa prej banorëve do të dinin shkrim-lexim, e sa do të kishin shkollim universitar? Në artikullin vijues do ju sjellim të dhëna statistikore interesante të botës në miniaturë.


Sikur bota të ishte një fshat me 100 banorë, 48 banorë do të ishin meshkuj ndërsa 52 do të ishin femra. Brenda një viti do të kishte dy lindje dhe një vdekje. 26 banorë do ti takonin moshës nga 1-14 vjeç, 66 moshës 15-66 vjeç ndërsa 8 banorë do të ishin mbi 65 vjeç. 77 prej tyre do të kishin shtëpi banimi.

17 banorë do të flisnin kinezisht, 9 anglisht, 8 gjuhën hindu, 6 rusisht, 6 spanjisht, 4 arabisht ndërsa 50 të tjerët gjuhë të tjera. 14 banorë nuk do të dinin shkrim-lexim dhe vetëm 1 prej tyre do të kishte mbaruar universitetin.

Nga 100 banorët e fshatit 60 do të ishin aziatik, 13 amerikano-verior, 13 afrikan, 12 evropian dhe 1 nga Oqeania. 30 banorë do të kishin ngjyrë të bardhë të lëkurës. 33 banorë do të ishin të krishterë (katolik, ortodoks, protestant, etj), 19 musliman, 13 hindu, 6 budist, 5 vetëm do të beson në Zot, 20 banorë do ti takonin feve të tjera ose do ishin ateist.

6 amerikan do të kishin 59% të parave të të gjithë fshatit. 74 banorë do të ndanin 39% të parave ndërsa 20 banorë do të ndanin vetëm 2% të parave.

20 persona do të përdornin 80% të energjisë ndërsa 80 personat e tjerë do të mjaftoheshin me 20%-shin e mbetur. 24 persona do të jetonin në errësirë, pa drita. 17 banorë s’do të kishin ujë të pastër për të pirë. 

30 banorë do të kishin ushqim të mjaftueshëm 15 prej të cilëve do të vuanin nga kilogramët e tepërt (obeziteti), 20 banorë do të ndjenin mangësi në ushqim (njëri prej tyre do të ishte pranë vdekjes nga uria) dhe 50 persona do të ishin vazhdimisht të uritur.

No comments:

Post a Comment