Ishte një eksperiment në kushte shtëpie që bëri ajo, përmes
së cilit emrin i saj u bë i rëndësishëm për historinë e shkencës, dhe
veçanërisht studimin e ndryshimeve klimatike. Gjithë ajo që i duhej për këtë eksperiment
ishin dy cilindra xhami që ajo i mbushte me substanca dhe gaze të ndryshme dhe
vendoste një termometër në to. Cilindrat ua ekspozonte rrezeve të diellit dhe
vëzhgonte atë që po ndodhte me temperaturën. Kështu, ajo përcaktoi që një
cilindër me ajër të lagësht nxehet më shpejt se ai me ajër të thatë, dhe se ai
i mbushur me dioksid karboni nxehet më së shumti. Për më tepër, cilindri i
dioksidit të karbonit mori kohën më të madhe për t’u ftohur.
Biografia
I ati i saj kishte një emër interesant, Isaac Newton, por
nuk bëhet fjalë për fizikanin e famshëm. Ai ishte fermer në fshatin amerikan
Goshen, në shtetin Konektikat të ShBA-ve. Familja u transferua në shtetin e Nju
Jorkut shumë shpejt pas lindjes së vajzës Eunice, ku ata ende jetojnë në fshat,
dhe vajzës iu dha mundësia për të ndjekë shkollën për femra në Seminarin e
Grave Troy, e cila veçanërisht i inkurajonte nxënësit që të merren me shkenca
të natyrës, gjë që nuk ndodhte shpesh në shekullin XIX. Një pjesë e mësimit
zhvillohej edhe në laboratorët e një kolegji aty pranë. Edhe pse Eunice Foot nuk
mund të vazhdonte zyrtarisht shkollimin e saj dhe të bëhej studiuese
profesionale, interesimi i saj për shkencën nuk u zbeh.. Eunice, kishte shpirt
kureshtar, duke bërë eksperimente në shtëpi ajo arriti në një zbulim të
rëndësishëm për shkencën. Por, përkundër kësaj puna dhe zbulimi i saj nuk u
vlerësua fillimisht dhe kjo bërë që të harrohet për një kohë të gjatë.
Parashikimi i të ardhmes së planetit
Pas eksperimentit të saj, Eunice Foot në 1856 shkroi punimin
me titull "Circumstances Affecting the Heat of the Sun’s Rays" (Rrethanat
që ndikojnë në nxehtësinë e rrezeve të diellit), e cila u paraqit në mbledhjen
vjetore të Shoqatës amerikane për përparimin e shkencës. Mirëpo, për arsye të
panjohura deri më tani, punimi nuk u paraqit nga vetë autorja, por nga
shkencëtari Joseph Henry. Arritja më e rëndësishme e këtij punimi ishte
përfundimi i saj që një ditë, kur përqendrimi i dioksidit të karbonit në
atmosferë do të rritet, ai mund të çojë në ngrohjen globale, e cila u konfirmua
më vonë nga shkenca.
Ndoshta e gjithë mënyra në të cilën Eunice Foot arriti në
këtë përfundim nga këndvështrimi i sotëm mund të konsiderohet naiv dhe
pamjaftueshëm i bazuar, por kjo nuk e ndryshon faktin që ajo është, të paktën
sipas gjurmëve të shkruara, personi i parë në histori që pa se avulli i ujit
dhe dioksidi i karbonit thithin nxehtësinë dhe se temperatura do të varet nga
përqendrimi i tyre.
Tre vjet pas këtij eksperimenti jo mjaft të vërejtur dhe të harruar, fizikani irlandez John Tyndall publikoi zyrtarisht punimin e parë mbi gazrat e serrës. Ai nuk e përmendi Eunice Footin në asnjë moment, dhe siç supozon Roland Jackson nga Instituti mbretëror i Britanisë së Madhe, ai ndoshta as që ka ditur as për rezultatin e saj. Tyndall ishte shumë më i saktë në shpjegimet dhe përfundimet e tij, por duhet të kihet parasysh se ai ishte një shkencëtar profesionist, i cili tashmë kishte rezultate domethënëse pas tij, dhe Eunice Foot një amatore që nga kurioziteti u përpoq të përcaktonte ligjet natyrore, me ndihmën e pajisjeve modeste dhe të vetme në dispozicion. Për më tepër, ajo u përqëndrua në të dukshëm, ndërsa Tyndall me anë të spektroskopisë në spektrin infra të kuq, i cili është më i rëndësishëm për ngrohjen e Tokës, pasi gazrat e serrës thithin pikërisht atë pjesë të spektrit të emetuar nga sipërfaqja e planetit tonë në formën e nxehtësisë.
Kthimi nga harresa
Në fillim të vitit të kaluar, mikrobiologu Roland Jackson
publikoi një punim mbi lidhjen midis dy eksperimenteve, duke u përqëndruar në
pyetjen nëse Tyndall dinte për rezultatin e arritur nga Enis Foot, dhe punimi
kryesisht fokusohet në marrëdhëniet midis bashkësive shkencore në Evropë dhe
Amerikë në atë kohë. Siç pretendon Jackson në tekstin e tij, në mesin e
shekullit të XIX, në Amerikë kishte më pak studiues profesionistë aktivë sesa
në Evropë, dhe niveli i tyre i arsimimit nuk ishte i njëjtë.
Për më tepër, në mesin e pak shkencëtarëve profesionistë
amerikanë, ishin të paktë ata që merreshin me fizikë dhe ky komunitet kishte
komunikim të dobët me Evropën. Nga kjo, Xhekson konkludon se puna e Eunice
Footit nuk ishte e njohur në Evropë, dhe thekson se arritjet e saj ishin të
pavërejtura, sepse ajo ishte një amatore dhe një grua.
Sot, ne dimë për idenë revolucionare të Eunice Footit
kryesisht falë gjeologut në pension Ray Sorenson, i cili në vitin 2010 gjeti
punimin e saj në Revistën vjetore shkencore të vitit 1857. Pas kësaj,
disa studiues u përfshinë në studimin e jetës dhe punës së saj, duke u
përpjekur të tërhiqnin vëmendjen e publikut për rëndësinë e kësaj ideje të
hershme në lidhje me ndikimin e dioksidit të karbonit në ngrohjen globale.
Ndër ata që hulumtojnë punën e Eunice Footit janë
klimatologia Catherine Heyhou nga Universiteti i teknologjisë në Teksas dhe
John Perlin nga Universiteti i Kalifornisë në Santa Barbara. Në një intervistë
të fundit për Chemistry World, Perlin tha se është duke punuar në
biografinë e Eunice Footit dhe se “ajo meriton të mbahet mend si personi që hodhi
themelet për të kuptuarit tonë të ndryshimit të klimës”.
Burimi i informacionit: Bbgreenkosova & Climate.gov; foto: East Bloomfield Historical Society
No comments:
Post a Comment