Me këtë distancë mes njëra tjetrës pemët mund të zhvillohen mirë. Çdonjëra mbetet pemë e pavarur dhe asnjëra nuk i merr tjetrës diellin dhe ajrin, që i duhet për të marrë frymë. As rrënjët nuk do pengojnë njëra-tjetrën. Megjithatë, pemët do të ndërtojnë së bashku një bashkësi dhe kur era do të fryjë mbi to, degët e tyre do të preken butësisht.
Porosia
Është shumë e qartë! Edhe pas martesës duhet një distancë e caktuar për të mos ngulfatur njëri tjetrin. Dashuria duhet të marrë frymë dhe i duhet drita.
Në fillim qiftet duan të jenë sa më afër njëri tjetrit, po pas më së shumti tri viteve, çdo dashuri stabilizohet dhe ndërtohet një partneritet me besim dhe respekt të ndërsjellë. Nga liria nuk duhet të kemi frikë. Burrin e mirë gruaja nuk dëshiron ta humbë kurrë, e as gruan e mirë burri, jo.
Në një bashkëshortësi (edhe në jetë) nuk duhet t’ i bëhet kurrë tjetrit, çfarë nuk dëshirojmë të na bëhet neve. Respekti, mirënjohja dhe dashuria ndikojnë në besnikëri të ndërsjellë, por jo mbikëqyrja, rrëmbimi i lirisë dhe keqtrajtimi. Ai që kontrollon gruan, nuk ndjehet burrë sa duhet dhe ka frikë nga gjithë burrat tjerë! Njeriu i tillë nuk dëshiron bashkëshorte, por skllave! Ai dëshiron një pronë të gjallë! Pronshmëria rrënon çdo dashuri!
Bashkëshortësia është bashkësi ku dy veta duhet të lumturojnë njëri tjetrin. E kanë për detyrë! Nëse jo, ndarja është më e mirë se sa bashkëjetesa e dhunshme! Shkurorëzimi është vetëm korrigjim dhe nëse duhet bërë, nëse nuk gjendet rrugëdalje, atëherë duhet kujdesur me divorcin për të zvogëluar dëmin sa më shumë. Dashuria ka durim dhe nuk kërkon dhunë, por jepet vullnetarisht!
Në anën tjetër shembulli po ashtu tregon se sa është i rëndësishëm dhe i vlefshëm zbatimi i ligjeve dhe rregullave të natyrës në jetën tonë të përditshme.
Përshtatur nga: https://letersi-perkthime-artikuj.blogspot.com
No comments:
Post a Comment