Agjencia Hapësinore Evropiane është përgjegjëse për lansimin e disa prej satelitëve më të avancuar për vëzhgimin e Tokës. Më i madhi prej këtyre, i quajtur " Envistat”, rrotullohej rreth planetit tonë për 11 vjet, duke mbledhur informacione të rëndësishme në lidhje me ndryshimin e klimës.
Çdo javë agjencia ka publikuar imazhe të reja satelitore të Tokës, që tregojnë bukuritë natyrore të saj. Por, kontakti me këtë satelitë ndërpritet papritmas në prill 2012, por fotografitë janë ruajtur. Më poshtë mund të shihni një përzgjedhje të fotove më të bukura të realizuara nga ky satelit.
Kjo fotografi shfaq Lumin e Verdhë të Kinës, që derdhet në Detin e Verdhë. Në pjesën e sipërme qendrore shihet edhe Pekini.
Kjo është pamje e tokës së kultivuar në shtetin e Washingtonit. Shiritat interesant janë bërë nga parmenda.
Delta e Lumit Okavango në Botsvanë. Masivi i purpurt në mes është Ishulli i Kryeplakut.
Delta e Lumit Mississippi, në vendin ku derdhet në Gjirin e Meksikës. Bimësia është ngjyrë rozë, ndërsa llumi i gjelbër dhe kaltër.
Kjo skenë është nga qarku Arktik regjistruar nga satelitit "Envistat"
Këto janë Malet Virung në Ruandë, një zinxhir i rrezikshëm nga vullkanet aktivë.
Lumi Okavango shtrihet nga Angola në Botsvanë. Këtu është kufiri midis Namibisë dhe Angolës.
Këto liqene në Quebec nuk janë të ndara me të vërtetë, por përfaqësojnë një liqen në dy depresione të krijuara nga një meteor 200 milionë vjet më parë.
Retë lundruese mbi Detin e Veriut. Danimarka është në këndin e djathtë të ulët dhe Norvegjia në pjesën e sipërme qendrore.
No comments:
Post a Comment