Sunday, August 23, 2020

Pesticidet po e zvogëlojnë diversitetin e zogjve

Pesticidet më të përdorura në botë kanë qenë një katastrofë për bletët. Por studimet e reja tregojnë se ato janë gjithashtu një lajm i keq për zogjtë, të cilët po vdesin me një shkallë alarmante. Këto zbulime të botuara në Nature Sustainability, tregojnë se pesticidet janë përgjegjëse për një rënie të popullsisë së shpendëve amerikanë. 

Një lloj i insekticideve që lidhen kimikisht me nikotinën, u prezantuan për herë të parë në bujqësi në vitet 1980, ato më së shpeshti aplikohen tek farat dhe përhapen nëpër bimë ndërsa mbijnë dhe rriten për t’u mbrojtur nga insektet, por ato janë aq të dëmshme për bletët dhe gjallesat e tjera të insekteve dhe BE ndaloi përdorimin e tyre në vitin 2018. 


Por në Sh.B.A, falë një fushate dezinformimi nga ana e industrisë së pesticideve, ka pasur një ndryshim për të përdorur gjithnjë e më shumë kimikate të rrezikshme edhe pasi përdorimi i përgjithshëm i insekticideve ka rënë. 

Këto pesticide të rrezikshme përveç insekteve, prekin edhe organizmat e tjerë si zogjtë që mund ti konsumojnë drejtpërdrejt farat e insekticideve ose organizmat e tjerë që janë ushqyer me këto fara / pesticide. Këto gjëra duhet të merren parasysh në hartimin e rregulloreve në mënyrë që përdorimi neonik i insekticideve të zvogëlohet veçanërisht pranë habitateve të shpendëve. 

Përdorimi i kimikateve sipas studimeve ndikim më të madh ka tek zogjtë e kullotave dhe zogjtë që hanë insekte. Autorët e studimit zbuluan se kur ka rritje të përdorimit të insekticideve, kishte pasur rënie deri në 2.2 përqind të popullsisë së zogjve. Ndikimet më të këqija në popullsinë e shpendëve u gjetën në Midwest, Kaliforninën Jugore dhe Rrafshnaltat e Mëdha Veriore, ku përdorimi i kimikateve u rrit më së shumti. 

Ndikimet e pesticideve neonicotinoid gjithashtu grumbullohen, që do të thotë se ekspozimi gjatë një periudhe më të gjatë mund të ketë implikime më të rënda. 


Biodiversiteti i zogjve është duke u zvogëluar me një shkallë alarmante, hulumtimet e publikuara vitin e kaluar shpjeguan se popullsia e shpendëve në SH.B.A është ulur me 29% që nga viti 1970. Humbja e habitatit për shkak të krizës klimatike, urbanizimit dhe bujqësisë të gjitha kanë luajtur një rol kryesor, por studimi i ri tregon se si përdorimi i këtyre pesticideve ka kontribuar shumë në këtë rënie . 

Ky është një lajm i keq për të gjithë ne, zogjtë ndihmojnë në ruajtjen e niveleve të qëndrueshme të popullsisë së specieve të ndryshme, duke mbajtur ekosistemet në harmoni. Shumë gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm në riprodhimin e bimëve sepse shërbejnë si polenizues. 

Pra për të mbrojtur zogjtë dhe veten tonë, është ndoshta koha që të ndalojmë përdorimin e këtyre insekticideve të rrezikshme. 

Burimi: Earther.Gizmodo.com

No comments:

Post a Comment