Wednesday, August 19, 2020

10 portale lajmesh që po sjellin risi në tregimet mbi ndryshimin e klimës

MediaBlog ka krijuar një listë të 11 portaleve më të mira që me lajmet e tyre në sektorin e mjedisit po sjellim risi me qasjen për tregimet e tyre mbi ndryshimet e klimës. Ajo që i bën të veçanta këto portale lajmesh janë qasja që po ndjekin në ofrimin e informacioneve si dhe trajtimi i çështjeve që ndërlidhem me emeregjencat mjedisore.


1. Earthsight

Earthsight është një organizatë jofitimprurëse që shfrytëzon fuqinë e raportimit investigativ për të tërhequr vëmendjen te çështjet mjedisore emergjente. "Ne synojmë të arrijmë në thelbin e një çështjeje, duke përdorur një gamë të metodave të kërkimit investigativ për të marrë prova të dokumentuara të dorës së parë të krimeve kundër njerëzve dhe planetit," thonë përfaqësuesit e këtij portali. 
Earthsight deri me tani ka trajtuar një gamë të gjerë çështjesh mjedisore, që nga kontrabanda e mbeturinave elektronike, konfliktet në industrinë e drurit apo edhe tregtinë e fildishit. Hulumtimi dhe raportimi i ekipeve të organizatës ka çuar në ndryshime në politikat nga qeveritë, korporatat dhe institucionet financiare.


2. Bloomberg - Ndryshimet Klimatike

Sigurisht keni dëgjuar për Bloombergun. Është një nga titanët e gazetarisë financiare dhe të biznesit. Gazetarët e këtij mediumi gjithmonë kanë mbuluar edhe lajmet mjedisore, ndërsa vitin e kaluar Bloomberg ka nisur angazhimin e tij me një portal që i dedikohet ndryshimeve klimatike.
Sipas HuffPost, portali është "një qendër që me lajmet e saj hulumton se si temperaturat në rritje globale po ndryshojnë planetin dhe po lëvizin tregjet financiare." Faqja mbledh histori mbi ndryshimin e klimës nga reporterët e Bloomberg në më shumë se 150 zyra në të gjithë botën dhe i vendos ato mjeshtërisht në një vend. 


3. Earther

Earther është një destinacion për lajme dhe analiza në lidhje me planetin tonë gjithnjë në ndryshim, njerëzit që jetojnë në të dhe çfarë do na sjell e ardhmja. Faqja është pjesë e Grupit Media Gizmodo, i cili pos tjerash zotëron edhe faqet The Onion, The Root, dhe Jalopnik.
"Ne e duam të flasim përtej informacionit për motin, duke ndarë tregimet që flasin se ndryshimi i klimës është diçka e vërtetë dhe reale" thuhet në faqen Earther.


4. Tribuna e Teksasit – Mjedisi

Tribuna e Teksasit është një organizatë mediatike jopartiake që informon banorët e Teksasit në lidhje me politikat publike, zhvillimet politike, qeverinë dhe çështjet tjera në mbarë vendin. Mediumi filloj punën në vitin 2009 dhe është e dedikuar për të sjellë transparencë dhe përgjegjshmëri më të madhe ndaj politikave publike.
Seksioni i tij i mjedisit hedh dritë mbi një sërë problemesh që prekin shtetin. Tregimet mbulojnë gjithçka nga përgjigjja e qeverisë ndaj uraganit Harvey ndaj ndotjes së paligjshme të ujit dhe ndikimit mjedisor të ndërtimit të një muri kufitar.


5. The Gardian - Mjedisi

Sipas Shoqërisë së Gazetarëve të Mjedisit, The Guardian bën më shumë mbulim të lajmeve mjedisore sesa pothuajse çdo medium tjetër në planet. "Ata dërgojnë reporterë në ngjarje ndërkombëtare klimaterike edhe kur shumica e gazetave të tjera qëndrojnë në shtëpi," shkruan SEJ.
Faqja është e ndarë në kategoritë e lajmeve mbi ndryshimin e klimës, jetën e egër, energjinë dhe ndotjen. Këtu përfshihen edhe investigime, si hetimi i kërcënimeve me të cilat përballen tokat publike të Amerikës. 


6. Projekti Gecko

Projekti Gecko është një iniciativë e gazetarisë hetuese, e krijuar nga Earthsight, në bashkëpunim me faqen e lajmeve mjedisore Mongabay. Ky projekt synon të sjellë dritë mbi shkatërrimin e pyjeve tropikale shiu dhe korrupcionet që bëhen me tokat. Temat tjera përfshijnë ndryshimin e klimës, humbej e biodiversitetit, sigurinë ushqimore si dhe të drejtat e popujve autoktonë dhe komuniteteve të tjera rurale. Ky lloj raportimi tani arrinë një audiencë më të gjerë për dallim nga e kaluara ishte i kufizuar në një raport PDF, thotë Tom Johnson, kreu i kërkimit në Earthsight.


7. Climate Feedback

Climate Feedback (Reagimi i Klimës) është një rrjet global i shkencëtarëve që vlerësojnë besueshmërinë e mbulimit mediatik mbi ndikimet e ndryshimeve të klimës. Misioni i tij i parë në thelb është kontrolli i fakteve dhe bërja e tyre interesante për publikun. Grupi synon të ndihmojë njerëzit - "nga publiku i gjerë tek vendimmarrësit me ndikim - të dallojnë tregimet e pasakta për ndryshimin e klimës nga informacioni i shëndoshë dhe i besueshëm në media".


8. Ekonomia e Re e Ushqimit – Mjedisi

Ekonomia e Re e Ushqimit është një portal lajmesh jo-fitimprurëse dhe që përdor raportime të pavarura, të thella dhe të paanshme për të hetuar faktorët dhe forcat që merren me atë se çfarë hamë. 
Në pjesën e tij të mjedisit, gazetarët e këtij mediumi tregojnë për ndikimet e industrisë ushqimore në planet. Këtu do të mësoni për gjithçka, që nga mbeturinat ushqimore të depozituara në mënyrë jo të duhur, deri tek ajo se si në të ardhmen mundë të përdoret plehu i kafshëve për të furnizuar me energji një makinë pa emisione.


9. Brenda Lajmeve për Klimën

Inside Climate News është një agjenci e pavarur, jo-fitimprurëse e lajmeve që mbulon energjinë e pastër, energjinë e karbonit, energjinë bërthamore dhe shkencën e mjedisit. Ku medium gjithashtu hedh një një vështrim nga afërt edhe në atë se si ndërlidhet pjesëmarrja e opinionit publik në procesin e hartimit të ligjeve dhe politikave.
"Ne kemi të punësuar gazetarë profesionistë, shumë prej të cilëve sjellin përvojë me dekada nga organizatat kryesore të mediave në vend, duke përfshirë Wall Street Journal, New York Times, ProPublica, Los Angeles Times, Bloomberg Neës dhe Frontline", thotë faqja. "Ne kemi fituar mirënjohje kombëtare për punën tonë dhe shumë nga çmimet më prestigjioze në gazetari, përfshirë edhe çmimin Pulitzer për Raportimin Kombëtar."


10. Lajmet e fondacionit Thomson Reuters – Klima

Mbulimi i lajmeve i Thomson Reuters është i njohur mirë. Ekipi botëror i redaksisë ka në përbërje 46 gazetarë dhe 150 përkthyes të pavarur, duke përfshirë "tregime nga dora e parë për zhvillimet globale në ofrimin e ndihmës, të drejtat e grave, trafikimin e qenieve njerëzore, të drejtat e pronës dhe ndryshimet e klimës."
Seksioni i klimës i faqes përfshin një mori temash, duke filluar nga bujqësia dhe mbrojtja e pyjeve në Amazon, deri te energjia diellore dhe mbeturinat ushqimore. Ka diçka për të gjithë këtu.

No comments:

Post a Comment