Thursday, August 20, 2020

Siluri, peshku më i madh i ujërave tona!

Siluri është një nder peshqit me te mëdhenj në ujërat tona. Emri shkencor i tij është Silurus glanis Linnaeus (1758), ndërsa që është i njohur edhe me emrin macja e ujërave. Gjatësia e tij mund të arrij deri në 9 metra dhe me peshë deri 200 kg. Gjatësia më e madhe që është parë deri më tani në ujërat e Kosovës (në liqenin e Badovcit) është 4 deri në 5 metra. Macja e ujërave jeton në liqene të mëdhenj, të ngrohtë dhe lumenj të thellë e të ngadaltë. Preferon të qëndrojë në vendet e strehuara siç janë vrimat në shtratin e lumit, pemët e mbytura, etj. Është mjaft i ndjeshëm në dritë prandaj ushqehet kryesisht natën dhe në zonat ku ka errësirë dhe njihet nga goja e tij e madhe. 


Ashtu si shumica e ushqyesve të poshtme të ujërave të ëmbël, ai ushqehet me krimba të anelidëve, gastropoda, insekte të ujit, gaforre dhe me peshq tjerë. Individët e mëdhenj janë vërejtur të hanë edhe bretkosa, minj dhe zogj ujorë sikur janë rosat. 

Ekzistojnë shqetësime në lidhje me ndikimin ekologjik të futjes së tij në ujëra të rajoneve jo-vendase. Një shembull i tillë ishte futja në Liqenin Victoria në Afrikë, ku shkaktoi me shpejtësi zhdukjen e disa llojeve autoktone. 

Sa i përket statusit të rrezikimit për zhdukje në rang global konsiderohet se ka një shkallë të lartë të mundësisë së zhdukjen dhe i takon kategorisë kujdesi i fundit (Last concern).

Siluri kultivohet edhe në hurdha peshqish si peshk ushqimi. 

No comments:

Post a Comment