Ushqimi organik është produkt i një sistemi bujqësor,
që shmang përdorimin e plehrave artificiale, pesticideve,
rregullatorëve të rritjes dhe suplementët e ndryshëm në ushqyerjen e bagëtive.
Bujqësia që bënë prodhimin e produkteve organike njihet si “bujqësi organike”. Bujqësia organike është një sistem i qasjes ndaj prodhimit, që punon drejt prodhimit të qëndrueshëm nga pikëpamja ekologjike, sociale dhe ekonomike. Ajo i kushton vëmendje të veçantë natyrës, duke përdorur më pak kimikate në tokë, siç janë plehrat artificiale që ndotin rrugët ujore. Kujdeset që të mbijetojnë më shumë kafshë të egra, të ketë më shumë biodiversitet dhe të shmanget modifikimi gjenetik. Bujqësia organike gjithashtu ofron përfitime për mirëqenien e kafshëve, pasi kërkon që ata të mbahen në hapësira të lira dhe më natyrale.
Ushqimet mund të etiketohen si ushqime organike atëherë kur të paktën 95% e përbërësve të tyre vinë nga bimë ose kafshë të prodhuara në mënyrë organike. Rregullat në Bashkim Europian udhëzojnë që ushqimet organike duhet të miratohen më parë nga një organ certifikues organik, i cili kryen inspektime të rregullta. Ai sigurohet që ushqimi përmbush disa rregulla, që lidhen me metodat e prodhimit dhe etiketimit. Një listë përbërësish, si ngjyrosjet artificiale apo ëmbëlsuesit janë të ndaluar të përdoren në ushqimet organike.
Përfitimet nga produktet organike
Dihet se kimikatet si fungicide, herbicide dhe insekticide
përdoren gjerësisht në bujqësi dhe një pjesë e tyre mbetet në ushqimin që
konsumojmë. Ushqimet organike nuk përmbajnë pesticide.
Ushqimi organike zakonisht është më i freskët sepse nuk
përmban konservues që i zgjasin periudhën e konsumit. Ushqimet organike
përmbajnë lëndë ushqyese të dobishme dhe shumica e simptomatve të njerëzve me
alergji ndaj ushqimeve, kimikateve ose konservuesve, pakësohen ose largohen kur
ata hanë vetëm ushqime organike.
Produktet organike janë më të mira për mjedisin. Praktikat e bujqësisë organike zvogëlojnë ndotjen, kursejnë ujin, zvogëlojnë erozionin e tokës, rrisin pjellshmërinë e tokës dhe shpenzojnë më pak energji. Bujqësia pa pesticide është gjithashtu më e mirë për zogjtë dhe kafshët, si dhe për njerëzit që jetojnë pranë fermave.
Kafshëve të rritura në mënyrë organike nuk ushqehen me antibiotikë
ose hormone të rritjes. Ushqyerja e kafshëve me hormone të rritjes shkakton
sëmundje te kafshët fillimisht, të cilat mund të transmetohen te konsumatorët.
Ndërsa përdorimi i antibiotikëve në ato kafshë krijon lloje të baktereve
rezistente ndaj antibiotikëve, një ndër problemet më të mëdha të mjekësisë
bashkëkohore.
Mishi dhe qumështi organik kanë më shumë vlera ushqyese. Sipas studimeve, një listë ushqyesish si acidet yndyrore
Omega-3, gjendeshin rreth 50% më shumë në mishin dhe qumështin e kafshëve të
rritura në kushtet e bujqësisë organike.
Produktet organike nuk janë të modifikuara gjenetikisht.
Produktet e modifikuara gjenetikisht janë produkte të cilave u është ndryshuar
ADN-ja në mënyra që nuk janë natyrale dhe modifikime të tilla lidhen me
shkaktimin e shumë sëmundjeve, duke përfshirë dhe kancerin. Rrezatimi dhe
përdorimi i organizmave të modifikuar gjenetikisht (OMGJ) ose produktet e
prodhuara nga OMGJ-të në përgjithësi janë të ndaluara nga legjislacioni
organik.
No comments:
Post a Comment