Një studim i ri zbuloi se kafshët e njohura që mbartin sëmundje të dëmshme janë më të zakonshme në peizazhet që vizitohen intensivisht nga njerëzit. Habitatet natyrore në të gjithë planetin që njerëzit i kanë shndërruar në ferma, qytete ka shumë më shumë të ngjarë të strehojnë ose të mbartin parazitë ose patogjenë siç është koronavirusi i ri sesa zonat e pashqetësuara, sipas këtij studimi.
“Sëmundjet zoonotike” – ato të shkaktuara nga mikrobet që kalojnë midis kafshëve dhe njerëzve përbëjnë afërsisht 75% të sëmundjeve të reja të shfaqura tek njerëzit, sipas Qendrave të Sh.B.A-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
“Mënyra se si njerëzit ndryshojnë peizazhet në të gjithë botën, nga pylli natyror në një tokë bujqësore për shembull, ka ndikime të vazhdueshme në shumë specie të kafshëve të egra, duke bërë që disa të bien, ndërsa disa të tjera vazhdojnë ose rriten”, tha Rory Gibb, nga Qendra UCL për Biodiversitetin dhe Kërkimin për Mjedisit.
“Kafshët që mbeten në mjedise më të mbizotëruara nga njerëzit janë ato që kanë më shumë të ngjarë të mbajnë sëmundje infektive që mund t’i ndikojnë njerëzve”, shtoi Gibb.
Autorët e studimit zbuluan se përqindja e kafshëve që strehojnë patogjenë të dëmshëm për njerëzit është diku nga 18 % në 72 % më i lartë në zonat bujqësore ose urbane. Dhe bollëku i përgjithshëm i kafshëve të tilla është diku nga 21 % në 144 % më i lartë në zonat urbane në krahasim me habitatet që nuk janë prerë drunjtë apo që nuk janë degraduar.
Mund të ketë shumë arsye të ndryshme për gjetjet, megjithatë, autorët thonë se kafshët që mbajnë patogjen më shumë kanë tipare të lidhura me një “ritëm të shpejtë të jetës”, të cilat lidhen me rezistencën ndaj presionit njerëzor, studimi zbuloi se brejtësit që mbartin patogjen, lakuriqët dhe shpendët e caktuar kishin më shumë të ngjarë të lulëzonin në zona të shqetësuara dhe të degraduara nga njeriu.
Shumica e specieve me bazë tokësore, rreth 80% jetojnë kryesisht në pyje, dhe planeti po humb miliona hektarë pyje në vit kryesisht për shkak të bujqësisë. Afërsisht gjysma e tokës së banueshme e cila përjashton akullnajat, shkretëtirat, shkëmbinjtë tani përdoret për bujqësi. Përveç kësaj, gjithnjë e më shumë njerëz po lëvizin në qytete dhe periferi, afërsisht 55% e popullsisë së botës jeton në zona urbane, sipas Kombeve të Bashkuara.
Burimi i informacionit: ehn.org
No comments:
Post a Comment