Autorja Annalee Newitz, ka botuar një artikull në portalin io9.com në të cilin ajo përmend shtatë
dëshmi se pse Toka është në prag të vdekjes. Një nga këto fakte që ajo përmend mes tjerash është zhdukja e 75 % e të gjitha specieve në Tokë në më pak se dy milionë vjet. Ne kjo na
duket si kohë shumë e gjatë, por sipas kohës gjeologjike kjo mund të krahasohet
me një mbyllje-hapje syri.
Toka për 540 milionë vjet ka shënuar pesë raste të zhdukjes
masive, të cilat ndonjëherë janë shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore, e nganjëherë
përmes ndryshimeve të fshehura – të tilla si shumimi i papritur i disa specieve
pushtuese. Shumë shkencëtarë besojnë se ne jemi në prag të zhdukjes masive,
përmes së cilës mund të fshihen nga faqja e dheut shumë jetë që ne i njohim sot
në Tokë.
1. Yellowstone mund të shpërthejë
Parku Yellowstone, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
shtrihet në mega-vullkanin në të cilin janë shënuar ndryshime që tregojnë se i
njëjti vullkan mund të shpërthejë në çdo çast. Herën e fundit erupsioni i këtij
mega-vullkani ka ndodhur para 250 milionë vjetëve, ndërsa ky shpërthim nuk
është ndalë për njëmijë vjet rresht. Në ajër është hedhur aq shumë karbon dhe
sulfur, sa që ka ndodhur ndryshimi katastrofal klimatik, gjatë të cilit është
zhdukur 65 e jetës së përgjithshme në Tokë. Në rast të shpërthimit, fati i
tillë e pret njerëzimin.
2. Speciet invazive janë kudo
Njerëzit janë zgjeruar në mënyrë agresive, në të gjitha
kontinentet – përveç Antarktidës. Janë shumëzuar në mbi shtatë miliardë individë,
që hanë gjithçka që ju del në rrugë. Krahas minjve dhe kacabunjve, njerëzit
janë specie e vërtetë invazive (pushtuese) që po ashtu zhvendosë edhe lloje tjera nga
vendbanimet natyrore, gjë e cila mund të ndikojë në zhdukjen e llojeve tjera autoktone dhe dëmtimin e ekuilibrit natyror.
3. Ndryshimi i klimës
Akulli polar po shkrihet, temperaturat po rriten. Shkencëtarët e diciplinave të ndryshme, në mbarë botën, ndajnë mendimin se klima në Tokë po ngrohet. Lajm i mirë është se njerëzit nuk mund të jenë ndër fajtorët kryesorë për ngrohjen globale. Planeti në historinë e tij ka mbijetuar ndryshime dramatike të temperaturës. Lajmi i keq është se këto ndryshime janë pothuajse gjithmonë të shoqëruara nga vdekjet masive të specieve.
4. Rritja e aciditetit të oqeaneve
Janë në rritje aciditetet e oqeaneve, e kjo shkakton
shkatërrimin e shkëmbinjve nënujorë, që janë vendbanime e shumë butakëve.
Aciditeti i lartë i oqeanit ishte një nga arsyet për zhdukjen masive gjatë
periudhës së trijasit, 200 milionë vjet më parë, kur janë zhdukur rreth 80 për
qind të specieve. Nëse nuk ka butakë, atëherë zhduken edhe speciet që ushqehen
me to. Sa më shumë trupe të ngordhura të shtazëve ka në ujë, aciditeti shtohet.
5. Rritet shkalla e zhdukjes së specieve
Zhdukjet janë normale, ndërsa ata që merren me statistika kanë vërtetuar edhe “shkallën e zhdukjes”, që për ta është normale. Sipas tyre,
kjo shkallë, edhe nëse nuk është në nivelin e zhdukjes masive, është rritur në
500 vitet e fundit dhe kjo dukuri vazhdon. Ky është fakt tipik për fillimin e
zhdukjes masive.
6. Të gjitha mega-faunat janë zhdukur
Një faktor tjetër që studiuesit e marrin në konsideratë, kur
flasin për zhdukjen në masë, është vëzhgimi i fosileve. Sipas fosileve të
"reja" që janë shkaktuar në 50 mijë vitet e fundit, mund të shihet
rënia e diversitetit të specieve. Toka në kohët e fundit (në terma gjeologjikë)
ishte vatër e të ashtuquajturës mega-faunë që tash tërësisht është zhdukur. Kur
analizoni se si në një kohë të shkurtë është zhdukur një kategori e tërë e
shtazëve, nuk bëhet fjalë këtu vetëm për një zhdukje të rëndomtë.
7. Zhdukja e amfibeve
Sot jemi dëshmitarë të zhdukjes së një grupi tjetër, dhe atë
aq shpejtë, saqë mund të vërehet në ciklin e jetës njerëzore. Amfibet,
veçanërisht bretkosat, janë zhdukur aq shpejtë sa që disa shkencëtarë shekullin
XXI e kanë cilësuar si shekullin e krizës së biodiversitetit. Shumë prej tyre
vriten nga kërpudhave invazive, që u përhapën me shpejtësi në habitatin e tyre.
Bretkosat, në anën tjetër, mund t’i përhapin ato po ashtu duke i braktisur
vendqëndrimet e tyre. Sa më shumë e humbim biodiversitetin e kafshëve, aq më
afër jemi pranë botës në të cilën dominojnë speciet pushtuese.
A ka shpresë?
Siç thekson autorja – e cila përndryshe kryesisht merret me ndikimin në kulturë të shkencës dhe të teknologjisë – shpresë megjithatë ka. Edhe pse ka pasur shumë shenja të zhdukjes masive, ne kemi ende kohë që të ndërmarrim masa për të parandaluar këtë. Sipas saj, mund të zvogëlojmë përdorimin e karburanteve fosile dhe kështu mund parandalojmë përkeqësimin e ndryshimit klimatik e po ashtu mund ta ruajmë biodiversiteti duke ruajtur zonat natyrore nga ndikimi i njerëzve për të parandaluar zhdukjen e specive. Kjo duket e vështirë, por jo e pamundur. Sipas autores, ne nuk mund të ngjallim speciet e shumta të zhdukura, por mund të parandalojmë zhdukjen e shumë specieve tjera, përfshirë këtu edhe njerëzit.
No comments:
Post a Comment