Një qese plastike zakonisht mund të përdoret për vetëm 30 minuta, por do të duhen 500 vite për t'u dekompozuar. Mesatarisht një person përdor 18 qese në vit. Mesatarja e përdoimit për kokë banori në Bashkimin Europian është 198 cope, me Bullgarët që mbajnë vendin e parë me 421 qese plastike. Shumë prej tyre hidhen në lumenj e më pas përfundojnë në dete, ku janë duke shkaktuar shumë probleme. Shumë turistëve që zgjedhin të kalojnë pushimet pranë detit në vende të ndryshme të botës u ka ndodhur që të ndeshen me një qese plastike nën ujë.
A është kjo një rastësi?
Jo, sipas ekspertëve të mjedisit, të cilët kanë llogaritur se në oqeanet e botës lundrojnë nga 100 deri në 150 milionë tonë mbeturina, dhe rreth 6.5 milionë ton mbetje plastike shtohen çdo vit. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Mjedisin, në çdo kilometër katror të oqeaneve gjenden rreth 130 mijë pjesë plastike, që transportohen më pas me anë të rrymave oqeanike.
Por si përfundojnë gjithë këto mbeturina në oqeane?
Pjesa më e madhe e tyre, rreth 80 %, hidhet direkt nga vendet bregdetare. Ka shumë raste kur deponitë ilegane në vende si Anglia dhe Holanda shkarkojnë materialet e tyre në lumenj, dhe nga aty transportohen në det.
Pasojat për gjallesat e detit jenë shkatërruese
Gjallesat nuk i shohin mbeturinat që lundrojnë në det, ndaj mund të ngatërrohen keq dhe ndonjëherë mund të ngordhin. Copëzat e vogla ngatërrohen shpesh herë me ushqimin. Gjallesat i hanë këto copëza por nuk mund t'i tretin në sistemet e tyre të tretjes, prandaj në shumë raste ato ngordhin me stomakun plot me copëza plastike.
Edhe njerëzit mund të dëmtohen nga këto mbetje
Stomaku i peshqve thith toksinat e copëzave plastike dhe ne më pas njerëzit konsumojmë mishin e tyre, Kjo situatë është një nga shqetësimet e zingjirit ushqimor të detit.
Mësime nga vendet në zhvillim
Për uljen e përdorimit të qeseve plastike, Agjencia Federale për Mjedisin në Gjermani ka propozuar që dyqanet të mos japin falas qeset dhe t'i shesin me një çmim prej 22 centësh.
Në Irlandë ku klientët duhet të paguajnë për qeset plastike, përdorimi i tyre ka rënë me 90 përqind.
Mesatarisht një person përdor 18 qese në vit.
Ndërsa në Gjermani kjo shifër është 71 qese plastike në vit. Në Gjermani në total çdo vit përdoren rreth 5.3 miliardë qese plastike,
Mesatarja e Bashkimit Europian është 198 qese për kokë banori, me Bullgarët që mbajnë vendin e parë me 421 qese plastike.
Në Kenia, Ugandë, Ruandë dhe Tanzani, qeset plastike janë nxjerrë jashtë përdorimit me ligj, po ashtu si në Bangladesh dhe Bhutan.
Si të reduktohet përdorimi i plastikës?
Edhe pse ka patur disa përmirësime të vogla, organizatat e mjedisit nuk janë ende të kënaqura.
Prandaj duhet zbatuar veprime që reduktojmë përdorimin e plastikës. Disa produkte plastike mund të përdoren më shumë se një herë kështu që nuk duhet të hidhen menjëherë e disa të tjerë mund të riparohen. Riciklimi dhe menaxhimi i mbetjeve të plastikës duhet të përmirësohen gjithashtu.
No comments:
Post a Comment