Tuesday, August 25, 2020

Fillon Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës 2020

Ka filluar sot Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës. Qëllimi i Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës 2020. Kjo ngjarje filloj me eventin lansues te edicionit të tretë. Sikurse vitet e kaluara, qëllimi i Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës. Qëllimi i Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës është të avancojë më tej dialogun publik dhe të kërkojë mënyra efektive për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm nga njëra anë, dhe rritjen e gjelbër ekonomike në ana tjetër.

Ky aktivitet bashkërendohet dhe mbështetet nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, Zyra e BE në Kosovë, GIZ Kosova, Balkan Green Foundation (BGF) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP).


Këtë vit, për shkak të COVID-19, Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës po mbahet përmes  një Platformë Virtuale, e cila do të mundësojë një shtrirje më të gjerë të audiencës në internet përmes një game interaktive dhe tërheqëse të aktiviteteve dhe informacioneve.

Lansimi i JZHQK 2020 u bë me panelin e pjesës hyrëse ku kishte kryesisht fjalime nga përfaqësues të lartë të institucioneve vendore, zyrës së BE dhe përfaqësuesve të Parlamentit Evropian, për të vazhduar pastaj me panelin e diskutimit "COVID19 dhe Rimëkëmbja e Ekonomisë së Gjelbër". 

Me datën 27.08.2020, do të mbahet paneli i diskutimit me temën “Hulumtimi për marrëveshjen e gjelbër”, ndërsa pjesa tjetër e aktiviteteve të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës do të zhvillohen në shtator dhe tetor.

Më shumë informacione gjeni në faqen në facebook të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm https://www.facebook.com/KSDWeek/photos/gm.289987725432717/689817901743876/?type=3&theater


No comments:

Post a Comment