Tuesday, August 18, 2020

Në Ruandë, mbetjet plastike riciklohen në materiale ndërtimi

Një firmë në vendin afrikan Ruanda, ka gjetur mënyra për ta kthyer plastikën me përdorim të vetëm në material ndërtimi sipas ligjeve të reja të ashpra mbi përdorimin e plastikës dhe menaxhimit të mbeturinave. Vitin e kaluar, vendi i vogël në Liqenin e Madh Rift ndaloi përdorimin e plastikës për prodhimin e produkteve të ndryshme plastike dhe materialeve të paketimit ushqimor plastik për të mbrojtur mjedisin. Ky vend gjithashtu ndaloi prodhimin dhe importimin e plastikës me përdorim të vetëm.


Ligjet e reja përcaktuan një dënim prej 50, 000 franga Ruandane për individët që hedhin plastikë në hapësirën publike dhe 5 milion franga Ruandane për kompanitë që nuk përshtaten me menaxhimin e duhur të mbeturinave. Megjithatë, qeveria u dha bizneseve një periudhë prej tre vjetësh për të eksploruar dhe për tu përshtatur me materialet alternative të paketimit.
Për t’i ndihmuar kompanitë të anashkalojnë ligjet e ashpra mjedisore, Ruanda, për menaxhim të mbeturinave lokale dolën me idenë për riciklimin e mbeturinave plastike me përdorim të vetëm. 

Paulin Buregeya, shefi ekzekutiv i firmës Coped, tha se një marrëveshje përfshin mbledhjen e mbeturinave të shisheve plastike nëpër qendra të ndryshme në Kigali dhe pastaj shndërrimin e tyre në material ndërtimi. “Rreth 80,000 dollarë u ndanë për vendosjen e qendrave të grumbullimit të mbeturinave ndërsa pajisjet për shndërrimin e shisheve plastike të mbledhura në materiale ndërtimi është një projekt me vlerë afërsisht 2 milion dollarë,” tha Buregeya. 

Shishet plastike të përdorura të mbledhura nga ndërmarrjet e pijeve shndërrohen në pllaka dyshemeje, pllaka për çati dhe shtrime me ngjyra të ndryshme. “Plani tjetër është riciklimi i shisheve plastike në shishe të reja, por me standarde të aprovuara dhe gjithashtu bërja e fijeve fibër të rrobave”, shtoi shefi ekzekutiv.  Buregeya tha se hulumtimi në organizatën e tij vitin e kaluar zbuloi se përveç shisheve, shumë sende të tjera siç janë tubat e plastikës, kavanozët, legenat, kanaçe, gota dhe kuti kozmetike gjithashtu mund të riciklohen. 


Ruanda ka premtuar se do të shkurtojë ndotjet plastike të paktën me 16% deri në vitin 2030. Ministrja e Mjedisit e Ruandës, Jeanne Mujawamariya tha se qeveria po punon për të ndërtuar një komb të gjelbër dhe rezistent ndaj klimës që ushqen dhe vlerëson biodiversitetin e tij, me qëllimin përfundimtar të sigurojë një standard të lartë jetese për Ruandanët në një mjedis të shëndetshëm. 

Burimi: www.aa.com.tr

No comments:

Post a Comment