Një shkabë e vogël e quajtur Midas, e cila ishte pajisur me një transmetues satelitor në provincën Eskişehir të Turqisë qendrore, së fundmi u kthye në pikën e tij të nisjes pasi fluturoi 32.000 kilometra dhe përshkoi nëntë vende brenda një viti. Shkaba u kap si rezultat i punës së kryer në kuadër të “Projektit të Konservimit të Shkabës së Vogël” të kryer nga Drejtoria e Kopshtit Zoologjik të Bashkisë Metropolitane Eskişehir dhe Shoqata “KuzeyDoğa”. Midas është shkabë egjiptiane (Neophron percnopterus), që renditet ndër speciet në rrezik zhdukjeje nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës. Ai u lirua në mjedisin e tij natyror më 23 prill 2022 pasi iu vu zilja dhe u pajis me një transmetues satelitor.