Në kulturat dhe qytetërimet e ndryshme të botës, ka
ekzistuar gjithmonë një besim i fortë se njerëzit, dhe bota në
të cilin banonin ata, kishin një lloj origjine të mbinatyrshme. Këto
besime ishin themeli i identitetit të çdo
qytetërimi, dhe nganjëherë ishin shumë të
çuditshme. Ja cilat janë 10 mitet më të çuditshme në
histori.
1. Veza e Parë Kozmike në mitet më të
hershme Hindu
Tema e Vezës Kozmike gjendet në shumë qytetërime të lashta:nga polinezianët, finlandezët, tek grekët dhe fenikasit. Por versioni më i njohur i këtij miti të krijimit vjen nga hinduizmidhe mitet e vjetra vedike. Atje ajo njihet si Hiraṇiagarba, ose Mitra e Artë, dhe pershkruhet si nje Vezë e Artë Primordiale nga e cila u krijua i gjithë Universi. Hiraṇiagarba lundroi në zbrazëtinë e zezë të mos–ekzistencës për një vit, përpara se të ndahej në dy gjysma, ku secila duke u bë një mbretëri, Svarga dhe Prithvi.
2. Krijimi brutal i botës nga mbetjet e Imirit
Vikingët e lashtë ishin të njohur për mitet e tyre tepër të
ndërlikuara dhe plot imagjinatë të krijimit. Dhe një nga figurat
qendrore në to ishte gjiganti primordial, Imir . Ai ishte një
nga qeniet e para në Univers, një krijesë primare që u formua nga helmi i
thartë Eitr, që ra nga lumin e akullt Elivagar.
Imir lindi në
rrafshnaltën shterpë Ginungagap dhe u ushqye
për 3 ditë nga lopa qiellore Aumbla. Dhe
ishte Imiri, ai që krijoi një burrë dhe një
grua, dhe që të dy dolën nga sqetullat e tij. Më vonë,
krerët e perëndive norvegjeze, Odin, Vili dhe Ve, vranë
gjigantin Imir dhe krijuan të gjithë Tokën nga mbetjet e tij.
Gjaku i tij shkaktoi një përmbytje të madhe dhe më vonë
u shndërrua në oqeanet e botës. Flokët e tij u shndërruan në pemë,
kafka e tij e madhe u bë vendbanimi qiellor ndërsa kockat e tij malet
e mëdha. Truri i tij formoi retë dhe vetullat e tij u bënë sfera e mesme e
universit, Midgard, ku banuan njerëzit më pas.
3. Shfaqja e Indianëve Hopi
Hopi-t janë një nga fiset më të vjetra dhe më
enigmatike vendase të Amerikës së Veriut. Duke jetuar në mjediset e thata dhe
të largëta të shkretëtirës së Arizonës, ata ishin një mister i
vërtetë për pushtuesit spanjollë. Por me kalimin e kohës, bota njohu
kulturën e tyre të madhe dhe mitologjinë e tyre të pasur dhe unike të
krijimit.
Tema qendrore e tregimeve të origjinës së Hopit
është “Dalja” e tyre në këtë botë. Sipas
njëmiti Hopi jetonin dikur nën
tokë. Në një moment ata dolën në sipërfaqe, ku u takuan
me Masau, Krijuesin e Botës. Ai i lejoi ata të qëndronin
lart, me kushtin që ata të bëheshin kujdestarë të
Tokës. Një mit tregon se bota e mëparshme në të cilën
jetonte populli Hopi u shkatërrua nga një përmbytje e madhe.
Një nga hyjnitë e tyre kryesore, Nëna Merimangë, i
udhëzoi ata të ndërtonin varka me kallam, me të cilat lundronin në
ujërat e përmbytjeve në kërkim të tokave të
reja. Kështu mbërritën në brigjet e “Botës së Katërt”, në
të njëjtën botë ku banojnë edhe sot e kësaj dite.
4. Jeta e krijuar nga pështyma e kokës së prerë
Hyjnitë dhe mitet e Majave të Lashtë janë të famshëm për
gjallërinë e tyre të jashtëzakonshme. Në të famshmin Popol Vuh,
teksti që ruajti shumë
mite të Majave, rrëfehet miti i ndërlikuar të
krijimit të këtyre popujve. Një ditë dy vëllezër u ftuan në një lojë
me top në botën e nëndheshme Xibalba.
Këta vëllezër ishin Hun-Hunahpu dhe Vukub–Hunahpu.
Mjerisht, zotat e botës së nëndheshme e fituan ndeshjen dhe
vëllezërit u flijuan dhe u vranë gjatë një riti. Koka e prerë e
Hun-Huanhpu u vendos në një pemë, ku u vu re nga vajza e
virgjër, Hëna e Përgjakur.
Koka i foli asaj dhe më pas e pështyu në pëllëmbën e dorës,
duke e mbarsur. Më pas vajza u përball me një sërë
vështirësish, përmes të cilave duhet të provojë historinë e shtatzënisë së
saj. Në fund, ajo besohet dhe lind dy djem
binjakë:Hunahpu dhe Xbalanque.
Dy djemtë bëhen heronj të mëdhenj.
Ata hakmarren për vdekjen e babait të tyre duke mposhtur perënditë e
botës së nëndheshme në një lojë me top. Në fund, binjakët shndërrohen
në Diell dhe Hënë, duke u bërë paraardhësit e burrit dhe gruas së parë.
5. Gjarpri i madh i fiseve vendase amerikane
Gjarpri i Madh është një simbol që gjendet në mesin e shumë
fiseve vendase amerikane. Midis indianëve Çipeua, Gjarpri i Madh është i
përfshirë në mënyrë indirekte në krijimin e botës siç e njohim ne. Një
ditë, heroi Nanabozho zbuloi se kushëriri i tij ishte zhdukur. Ai
vuri re gjurmët e Gjarprit të Madh aty pranë, duke
kuptuar se ai ishte rrëmbyer dhe vrarë nga krijesa
e ligë.
Nanabozho përgatiti një pritë pranë liqenit të madh ku
jetonte gjarpri. Ai u shndërrua në një trung, shpërndau retë, qetësoi erërat
dhe iu lut diellit të shkëlqejë fort. Shumë shpejt uji
i liqeni u nxeh dhe gjarpri nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të dilte në
breg. Falë dinakërisë së tij, Nanabozho doli nga prita e tij,
duke e gjuajtur gjarprin me një shigjetë në
zemër.
Në grahmat e fundit gjarpri arriti të
zhytet sërish në liqen, duke shkaktuar një përmbytje të madhe në të
gjithë Tokën. I pushtuar nga paniku, Nanabozho vrapoi mes
fëmijëve të tij indianë, duke i nxitur ata të kërkonin strehim në majat më të
larta të maleve. Nga atje, ai ndërtoi barka me kallama, me të cilat
njerëzit e mbijetuar mund të kërkonin toka të reja për t’u vendosur. Dhe kështu
filloi bota e re, bota pas përmbytjes.
6. Libri i lashtë egjiptian i Lopës Qiellore
Ai rrëfen për një kohë primitive paqeje dhe
prosperiteti, kur njerëzit vendosën të rebelohen
kundër perëndisë kryesore, Ra. I tërbuar dhe i tradhtuar, Ra dërgon
perëndeshën Hathor, në formën e Diskut të Diellit (Syrit të Ra), për
t’i ndëshkuar njerëzit. Perëndesha vret shumë njerëz, duke notuar në
gjakun e tyre për 3 ditë dhe netë.
Vetëm një pjesë e vogël e njerëzve i shpëtuan
dënimit, dhe Ra i erdhi keq për ta. Për të
parandaluar masakrën e mëtejshme, ai mashtron Hatorin duke
e dehur me birrë të bërë prej elbi të
kuq. Pastaj Ra u ngjit në qiej mbi shpinën e një lope të madhe
qiellore, nga ku ai krijoibotën e nëndheshme dhe botën e poshtme, ku banojnë
njerëzit.
7. Miti i çuditshëm dhe unik i krijimit të Finlandës
Historia ka në qendër Ilmatar, perëndeshën e
Ajrit. Një ditë ajo vendosi të notonte në ujërat primare të Universit. Dhe
çuditërisht vazhdoi të notonte dhe të pushonte për 700 vjet.
Gjatëatyre shekujve Ilmatari mbeti
shtatzënë në mënyrë enigmatike duke u mbarsur nga vetë
deti.
Pastaj një ditë, një zog ulet mbi gjurin e saj
dhe 6 gjashtë vezë, 5 prej ari dhe 1 prej hekuri.
Ndërsa vezët u inkubuan, ato u nxehën aq shumë
sa ta digjnin Ilmatarin. E tronditur nga dhimbja,
ajo lëviz dhe vezët bien në ujë, duke u plasaritur menjëherë.
Nga copëzat e tyre u formua papritur toka, dhe nga e verdha dhe e bardha e
vezës, dielli dhe hëna. Ilmatar u mahnit dhe vazhdoi të notonte dhe
t’i shkelte, duke i dhënë formë Tokës gjatë procesit.
8. Jin dhe Jang dhe mbetjet e Pangu
Sipas mitit kinez, pas një kohe
të gjatë kur kishte qenë pa tipare dhe shterpë,
Universi u bashkua në vezën primare kozmike, brenda së cilës ekzistonin dy
të kundërtat, Jin dhe Jang. Pas një kohe, të kundërtat u
balancuan në mënyrë të përkryer, duke krijuar
gjigantin primordial Pangu. Shumë
shpejt, ai krijoi skicat e botës që do
të vinte:dy gjysmat Jin dheJang u bënë toka dhe
qielli. Por ky proces zgjati 18.000 vjet.
Në fund Pangu dhe nga eshtrat e tij u krijua pjesa tjetër e
botës.
9. Ëndërrimi i botës primare
Mitet e krijimit të aborigjenëve australianë janë
ndër më enigmatikët. Sipas tyre në kohët më të hershme të Universit,
bota ishte një vend shterpë dhe bosh, nëpër të cilin udhëtonin shumë heronj të
mëdhenj. Rrugës ata krijuan vende të shenjta dhe vende unike. Disa
prej tyre u zhdukën dhe u bënë njësh me mjedisin.
Ëndërrimi është një mit shumë konceptual dhe i
ngjan mungesës së formës, një gjendje si ëndërr që nis vetëm pasi të
përfundojë jeta e vdekshme. Një nga figurat qendrore në Ëndërrim është perëndia
krijues Baiame. Ai është përgjegjës për krijimin e shumë prej pyjeve,
lumenjve dhe maleve. Po ashtu u dha njerëzve traditat, ligjet,
rregullat e jetës, këngët dhe kulturën e tyre.
10. Nëna Merimangë e dobishme
Sërish një mit shumë i përhapur midis fiseve
amerikane vendase. Indianët Zuni besonin se një merimangë uji doli
nga ujërat primare për të gjetur qendrën e tokës, duke i çuar Zuni në
vendet ku ata mund të vendoseshin. Sipas
indianëve Navajo, Nëna Merimangë, ishte njëmbrojtëse e
njerëzimit.
Ajo quhet Na’ashjei Asdza dhe zgjidhi shumë nga problemet e para që kishin njerëzit. Ajo e çliroi tokën nga përbindëshat; u mësoi njerëzve thurjen; dhe i ndihmoi ata gjatë dimrit. Nëgati të gjitha këto mite, Nëna Merimangë luan figurën qendrore dhe me ndihmën e Diellit, sjell krijimin e botës dhe të njerëzve që banojnë në të.
No comments:
Post a Comment