Bolaji Fatai, 21 vjeç, nuk ka shkelur kurrë në një aeroplan, por kjo nuk e ka penguar atë të ndërtojë modelin e tij të aeroplanit me telekomandë nga mbeturinat, dhe ta fluturojë atë në qiell mbi qendrën tregtare të Nigerisë, Lagos. Pavarësisht një dite me re dhe me erë, aeroplani me një helikë arriti t’i rezistojë rrymave të erës lart mbi një fushë futbolli me rërë, përpara se të përplasej poshtë mbi kokat e shikuesve në Oworonshoki, një lagje e varfër në lindje të qytetit ku jeton Fatai, transmeton Telegrafi. Ai bleu helikën dhe telekomandën në një dyqan, por ndërtoi gypin, krahët, bishtin dhe fundin e barkut nga pjesët e stiroporit të ricikluar dhe i ngjiti me shirit ngjitës. Hapësira e krahëve të aeroplanit të tij është rreth një metër.
Shkrime, opinione, analiza, kuriozitete, publikime... me tematikë nga mbrojtja e mjedisit dhe jo vetëm!
Sunday, April 23, 2023
I riu nga Nigeria bëri një dron nga mbeturinat, një kompani teknologjike i ofroi punë praktike
“E fillova këtë hobi kur isha shtatë vjeç. Mblodha disa
objekte dhe punova në projekte më të vogla. Dhe gjithmonë ndjej ngazëllim kur
shoh një aeroplan duke fluturuar”, tha 21-vjeçari për Reuters. Hobi i Fatait së shpejti mund të shndërrohet në diçka më shumë
dhe të realizojë ëndrrat e tij të fëmijërisë. Përkatësisht, kompania e teknologjisë i ofroi atij një
praktikë, e cila është një hap i parë i rëndësishëm drejt realizimit të
dëshirës së tij për t’u bërë inxhinier aeronautik. “Duke qenë se vendi ynë është një nga vendet e pazhvilluara,
shpresoj të bëhem pjesë e një ekipi që do të punojë në zhvillimin e tij duke
përdorur teknologjinë time të dronëve”, tha ai me krenari.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment