Kalimi drejt konsumit ekskluzivisht të pastër të energjisë kërkon investime me vlerë 10 trilionë dollarë, por nëse këto nuk bëhen dhe planeti vazhdon të varet nga lëndët djegëse fosile, kostoja do të jetë më e madhe, u shpreh Elon Musk. Sipas një dokumenti të quajtur Master Plani i Teslës Pjesa 3, 20 vitet e ardhshme do të kërkojnë investime masive në fabrikat e reja të paneleve diellore dhe metaleve për të mundësuar prodhimin dhe ruajtjen e energjisë së rinovueshme të nevojshme për të fuqizuar ekonominë globale tërësisht me energji pa karbon.
Letra e bardhë pasqyron detajet e vizionit të Musk për një botë pa lëndë djegëse fosile. Kompania parashikon rrjete të përmirësuara të mundësuara nga energjia e erës e diellore, fermat globale të baterive dhe shpellat nëntokësore të hidrogjenit për ruajtjen e energjisë. Në të njëjtën kohë, ai beson se industritë e rënda si prodhimi i çelikut dhe çimentos do të ndryshojnë tërësisht.
Është karakteristikë se, sipas asaj që citon Tesla, vazhdimi
i prodhimit të naftës, qymyrit dhe gazit natyror do të kushtojë më shumë, pra
rreth 14 trilionë dollarë gjatë dy dekadave të ardhshme.
Ndërsa kostoja e investimit prej 10 trilionë dollarët për një botë më të gjelbër janë të larta, Musk argumenton se kjo është vetëm një pjesë e ekonomisë globale prej 100 trilionë dollarë dhe është krejtësisht e menaxhueshme kur shpërndahet në dy dekada.
No comments:
Post a Comment