Të gjithë jemi dëshmitare se si po rrallohet përditë e me shumë gjelbërimi në qytetet tona. Por perveç sasisë së tyre, ekspertët mendojnë se edhe ato pemë qe janë mbjellë, janë të gabuara. Leonidha Peri, dekan në Fakultetin e Shkencave Pyjore tregon se Tirana dhe qytetet kryesore në Shqipëri, janë "mbytur" nga bimët dhe pemët që ndër të tjera, dëmtojne shëndeiin e njeriut drejtperdrejtë. "Per shembull, plepi leshon pushin i cili është një nga shkaqet e alergjive tek njerëzit", thote Peri duke shtuar se një problem i madh që ka gjelbërimi ynë është edhe fakti se mungon mirëmbajtja. Peri shpjegon se pemet qe mbillen thjesht "sepse i dhuron dikush apo sepse peshën kryesore e ka sasia", kanë koston e tyre. "Shumë bimë që janë mbjellë në Shqipëri duan tokën e tyre, ambientin e tyre pasi i mbyt qyteti", thotë Peri. Ai shprehet se eshtë shume e nevojshme që bimët e mbjella të trajtohen nga profesionistët.