Gjatë tryezës u diskutua për rolin e institucioneve dhe komunitetin në ruajtjen e zonës së mbrojtur Parku Kombëtarë "Bjeshkët e Nemuna", për gjendjen e këtij parku si dhe për mundësitë e konservimit dhe shfrytëzimit të qëndrueshëm në të ardhmen. Pjesëmarrës në tryezë ishin akterët relevant duke përfshirë përfaqësues nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Agjensioni per Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Instituti për Mbrojtjen e Natyrës, Drejtoria e Parkut Kombëtarë "Bjeshkët e Nemuna", Komuna e Pejës, Shoqëria Civile dhe përfaqësues nga komuniteti.
Disa nga rekomandimet që u nxorrën nga ky takim ishin: të jepet afati kohor i miratimit të Planit Hapësinor, drafti i fundit i Planit Hapësinor të jetë i qasshëm për të gjithë, koordinimi më i avancuar institucional, respektimi i të drejtave të komunitetit për shfrytëzimin apo kompenzimin nga shteti të pasurive të tyre, të merret përgjegjësia nga institucionet kompetente për ta shtrirë menaxhimin e mbeturinave edhe brenda zonës së Parkut, të lehtësohet procesi i legalizimi të objekteve private, të bëhet shqyrtimi i ndërtimeve pa leje dhe pa kritere si në toka private ashtu edhe në ato publike etj.
Kjo tryezë u organizua në kuadër të projektit "Me natyrën - për natyrën dhe njerëzit", që financohet nga WWF Adria, mbështetetur nga SIDA dhe implementohet nga Let's Do It - Ta Pastrojmë Kosovën.
Burimi i informacionit: www.ammk-rks.net
No comments:
Post a Comment