Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e vitin 2021 si vit Ndërkombëtar i Shpellave dhe Karstit, Unioni Ndërkombëtarë i Speleologjisë së Mesdheut ka publikuar monografinë “Speleomedit - Pamje panoramike e shpellave dhe karstit të vendeve të mesdheut”, që përfshinë një përmbledhje të punimeve që prezantojnë shpellat dhe fenomenet karstike të vendeve të mesdheut.
Ideja themelore e projektit është mbledhja dhe shpërndarja e informacionit mbi aktivitetet speleologjike të mesdheut, duke i dhënë mundësinë kështu vendeve të këtij rajoni që të promovojnë kërkimet dhe aktivitetet që realizohen nga organizatat dhe speleologët e këtyre vendeve.
Projekti synon të japë një kontribut të rëndësishëm për ndërgjegjësim të përbashkët dhe për të forcuar lidhjet ndërmjet grupet speleologjike dhe institucioneve kërkimore në vendet e mesdheut, me qëllim rritjen e kapaciteteve dhe veprimeve për të mbështetur mbrojtjen e karstit dhe e shpellave.
Monografia është e strukturuar në 7 artikuj të përgjithshëm që japin një pamje panoramike të karstit, gjeomorfologjisë, hidrologjisë, bio-gjeografisë, biologjisë nëntokësore si dhe historisë dhe kulteve të lidhura me shpellat në vendet e mesdheut.
Në një nga artikujt është prezantuar edhe speleologjia e Kosovës, duke ju falënderuar angazhimit të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës.
Për më shumë shihni monografin Speleomedit.
Burimi i informacionit: www.ammk-rks.net
No comments:
Post a Comment