Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka takuar sot përfaqësuesit e shoqatave ambientaliste. Ministrja Kumbaro ka theksuar se kërkesës për t’u takuar me një përfaqësi të gjerë të shoqatave ambientaliste iu përgjigja menjëherë, sepse kemi nevojë të komunikojmë intensivisht për mjedisin dhe biodiversitetin. Ajo ka thënë se është fakt se prej vitit 2015 janë rritur zonat të mbrojtura, duke shkuar në 21% të gjithë sipërfaqes së territorit të Shqipërisë përmes një procesi që ka marrë kohë dhe shumë mund.
Ajo ka folur edhe për mbrojtjen e faunës së egër edhe jashtë zonës së mbrojtura dhe ne nivel lokal. Mbrojtja e faunës nga sot do të jetë përgjegjësi edhe e pushtetit lokal, e cila ka për detyrë të identifikojë këto habitate dhe t’i mbrojë ato. "Ka habitate të faunës së egër edhe jashtë zonës së mbrojtura. Ne sot përcaktojmë kritere të qarta për mënyrën si përkufizohen ekosistemet përfshijnë në këtë vendim edhe bashkitë që nuk mund të jenë pasive që kjo çështje i kalon vetëm ministrisë së mjedisit. Sot ne me VKM përcaktuam kriteret e përcaktimit të faunës së egër dhe bashkitë kanë detyrën parësore të identifikimit të tyre".
Nderkohe në vazhdën e diskutimeve dhe përfundimeve të zhvilluara në samitin e klimës, ministrja e Kumbaro ka deklaruar "Sapo jemi kthyer nga samiti botëror për klimën, ku patëm një zë të rëndësishëm në emër të një kategorie vendesh që nuk janë fare ndotës në nivel global, por janë viktima të ndryshimeve klimatike. Ne morëm angazhimin që të reduktojmë emetimin e CO2 duke u radhitur kështu krahas vendeve të tjera, edhe nga BE”.
No comments:
Post a Comment