Monday, November 1, 2021

Lutja e Ujkut

Shpirti i ujkut,
Ti që endesh në tokën e egër,
Ti që zvarritesh në hijet e heshtura,
Ti që vrapon duke kërcyer midis pemëve të mbuluara me myshk,
më jep forcën tënde parësore,
dhe urtësinë e syve të tu të ndezur.

Më mëso të ndjek pa pushim dëshirat e mia.
Dhe të qëndroj në mbrojtje të atyre që dua.
Më trego shtigjet e fshehura dhe fushat me hënë.

Shpirt i ashpër,...
Ec me mua në vetminë time,
Ulëri me mua në gëzimin tim,
Më ruaj ndërsa lëviz nëpër këtë botë.



 
























Nga- Travis Bowman

Përktheu në gjuhën shqipe: Eurona Leka.


No comments:

Post a Comment