Shpyllëzimi i pyjeve tropikale të Amazonës në Brazil është në nivelin më të lartë në 15 vitet e fundit, njoftoi të enjten agjencia braziliane e kërkimeve hapësinore. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar për Kërkimet Hapësinore (INPE), 13.235 kilometra katrorë (5.110 milje katrorë) shpyllëzimi janë vërejtur në pyllin më të madh të shiut në botë midis gushtit 2020 dhe korrikut 2021. Në periudhën gusht 2019 deri në korrik 2020 u regjistruan 10.851 kilometra katrorë të shpyllëzuar në rajon dhe 14.286 kilometra katrorë në të njëjtën periudhë të vitit 2006, transmeton Anadolu Agency.
Shpyllëzimi i parë në rajon në të njëjtën
periudhë të vitit 2004 u shpall me 27.000 kilometra katrorë. Brazili njoftoi një plan për të reduktuar
shpyllëzimin e paligjshëm me 15 për qind në vit deri në vitin 2024, 40 për qind
për 2025 dhe 2026 dhe 50 për qind për vitin 2027 duke shtuar se synon zero
shpyllëzime të paligjshme deri në vitin 2028.
Në Amazonë jetojnë rreth tre milionë lloje të bimëve dhe kafshëve dhe një milion njerëz indigjenë. Rajoni shihet si akumulues jetik i karbonit, që ngadalëson ritmin e ngrohjes globale. Sipas të dhënave të fundit, rreth 13,235 km katrorë pyje kanë humbur gjatë periudhës 2020-2021. Kjo është hapësira më e madhe që nga viti 2006.
No comments:
Post a Comment