Të gjithë jemi dëshmitare se si po rrallohet përditë e me shumë gjelbërimi në qytetet tona. Por perveç sasisë së tyre, ekspertët mendojnë se edhe ato pemë qe janë mbjellë, janë të gabuara. Leonidha Peri, dekan në Fakultetin e Shkencave Pyjore tregon se Tirana dhe qytetet kryesore në Shqipëri, janë "mbytur" nga bimët dhe pemët që ndër të tjera, dëmtojne shëndeiin e njeriut drejtperdrejtë. "Per shembull, plepi leshon pushin i cili është një nga shkaqet e alergjive tek njerëzit", thote Peri duke shtuar se një problem i madh që ka gjelbërimi ynë është edhe fakti se mungon mirëmbajtja. Peri shpjegon se pemet qe mbillen thjesht "sepse i dhuron dikush apo sepse peshën kryesore e ka sasia", kanë koston e tyre. "Shumë bimë që janë mbjellë në Shqipëri duan tokën e tyre, ambientin e tyre pasi i mbyt qyteti", thotë Peri. Ai shprehet se eshtë shume e nevojshme që bimët e mbjella të trajtohen nga profesionistët.
Një tjetër problem qe kanë qytetet me mbjelljen e bimeve eshte se disa sikurse ato dekorative kanë kosto me të madhe mirëmbajtje sesa do të kishte për shembull, mbjellja e një peme frutore sikur është kumbulla e egër. Peri këshillon mbjelljen e pemëve drunore të cilat ndihmojnë shumë në lëshimin e oksigjenit dhe marrjen e dioksidit të karbonit, ndërsa të shmangen ato që sjellin pengesa. Mbjellja e pishave për shembull është një ide jo e mire pasi ato leshojne boqa to cilat pasi bien në tokë pengojnë daljen e barit.
Zef Gjeta, agronom, profesor dhe ekspert pranë FAO (Organizata e Ushqimit dhe Bujqesise) thotë për se vitet e fundit ka një përmirësim të situates së gjelbërimit në qytetet shqiptare pasi është shtuar mbjellja e bimëve por "nësë shohim më në thellësi, ka mjaft probleme". Në Tirane, Gjeta tregon se janë mbjellë bimë ku rëndësi kishte sasia e tyre e nuk i është dhënëe asnjë rëndësi llojllojshmërisë së pemëve apo cilësisë së tyre dhe "rezultat i kësaj janë dështimet e shumta në pemët e mbjella".
Nje problem i madhë që shikon Gjeta në mbjelljen e bimëve në qytete është tendenca për të mbjellë bimë të huaja, që nuk janë tipike tonat. Gjeta përmend se shumë bimë që përdoren në ambientet e lulishteve të qyteteve janë të lehta për tu shtuar, durojnë krasitje dhe dhënie forme por ne vend te këtyre, do to ishte mire që të mbilleshin bimë që kanë këto karakteristika por kanë gjithashtu dhe të tjera më të rëndësishme sikur është prodhimi i luleve dhe frutave. "Pse to mos mbjellim sheggë e dafinë, levandul, sherebelë, rozmarinë dhe trumzë në lulishtet e qyteteve tona? Pse to mos mbjellim kumbull e frashër, panjë e geshtenje në ato raste kur edhe mikroklima e favorizon? Këto to jenë ne vend to palmave, oleandros, ligustave, e të tjerave qe janë shumë bajate ti shikosh në lulishtet tona", thotë Gjeta.
Gjithashtu problem është edhe mungesa e një plani pasi për shkak të mosplanifikimit si duhet dhe ndjekjen e bimeve pasi jane mbjelle, ndodh qe shumë prej tyre thajnë me shpejt se ç'duhet.
Ka dhe një "gabim" që e bëjnë qytetet shqiptare që është kopjimi. Shumë qytete kopjojnë njeri-tjetrin, kryesisht Tiranën që eshtë një model i gabuar sipas Gjetës. Nga ana tjetër, Gjeta thotë se ne anë to rrugëve nacionale duhet me patjetër të ndërhyhet në mbjelljen e bimëve prodhuese (pemë me fruta), të tilla si: shega, ulliri, gështenja, lajthia, arra, etj. Kjo duhet të bëhett sipas specifikave që kanë zonat. Për shembull, rruga Shkodër-Tiranë të mbillet me nga tre rreshta me shegë.
"Nje bime e bekuar, shumë e lehtë në zënie, pa kërkesa të ekzagjeruara për ujë apo shërbime, që duron çdo lloj krasitje, që shfaq 2-3 muaj një lule të mrekullueshme, që shfaq për 2-3 muaj një frut shumë interesant që ka vlera shumë të larta për shëndetin e njeriut", thotë Gjeta. Duke ndjekur këtë logjikë, në shumë qytete mund të mbillen bimë to tjera frutdhënëse sipas zonës. Ndërkohë që të dy ekspertët përmendin trendin e mbjelljes se palmave si një "gabim" që e bëjnë shumë qytete. "U mbollën në masë palmat që nuk sjellin asnjë dobi kur fare mirë mund të mbillen pemë tonat, to dobishme dhe që japin fruta", rekomdnaojnë Gjeta dhe Peri.
No comments:
Post a Comment