Tuesday, November 9, 2021

Reforma ligjore e planifikimit hapësinor të Kosovës në qorrsokak?!

Reforma ligjore e planifikimit hapësinor të Kosovës në qorrsokak, është një hulumtim i realizuar nga organizata EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit "Qytetet Gjithëpërfshirëse - promovimi dhe përhapja e metodologjisë së planifikimit urban me pjesëmarrje", projekt i financuar nga Olof Palme International Center dhe i mbështetur nga Qeveria e Suedisë.

Hulumtimi “Reforma ligjore e planifikimit hapësinor të Kosovës në qorrsokak”, jep reflektime edhe nga perceptimi i qytetarëve dhe zyrtarëve komunalë për sfidat që paraqiten në këtë fushë.  Mes tjerash hulumtimi vë në pah përpjekjet për të adresuar dhe menaxhuar sfidat e zhvillimit hapësinor, gjatë viteve 2003-2013, ku rregullimi hapësinor në Kosovë kaloi nëpër dy cikle ndryshimesh ligjore. Dokumenti bën krahasimin e ligjeve duke identifikuar përparësitë dhe mangësitë e tyre dhe analizon rastet e veçanta të planeve hapësinore të prodhuara në vendin tonë.

Pjesë e dokumentit janë edhe konkluzione e rekomandimet për përmirësimin e sektorit të planifikimit hapësinor në Kosovë.

Organizata EC Ma Ndryshe është një nga organizatat mjedisore më aktive në Kosovë që angazhohet për qëndrueshmëri ekonomike dhe qeverisje demokratike në nivel lokal (dhe rajonal) përmes mobilizimit të komunitetit, mbikëqyrjes së vendimmarrjes publike dhe partneritetit në zbatim të programeve dhe politikave zhvillimore.

Për më shumë shkarkoni hulumtimin: Reformaligjore e planifikimit hapësinor të Kosovës në qorrsokak?!

No comments:

Post a Comment