Sunday, November 14, 2021

Ligatina e Hencit në plaformën elektronike të vendeve të zogjëve të Evropës

Ligatina e Hencit, një nga zonat më më të rëndësishme të zogjëve që ndodhet në pjesën qendrore të Kosovës është shtuar në në plaformën elektronike të vendeve të zogjëve  të Evropës. Ajo është krijuar artificialisht në fund të viteve gjashtëdhjetë, me qëllim kultivimin e peshkut. Ligatina është krijuar nga bashkimi i rrjedhave ujore të Magurës dhe Vrellës, të cilat janë degë të lumit Sitnica. Me një sipërfaqe prej 74 ha, biodiversiteti në ligatinën e Hencit konsiderohet mjaft i pasur në krahasim me madhësinë e tij. Ajo tërheq shumë zogj. Ndër zogjtë që mund të shihni në zonë janë: rosa e zezë, kormorani pigme, çafka e vogël, çafka e purpurt, çafka e natës me kurorë të zezë etj.

Ligatina e Hencit është Zonë e Veçantë e Mbrojtur e Zogjve. Zona është vendosur nën mbrojtje nga Qeveria e Kosovës në mars të vitit 2014 si tersi hapësinore për shkak të vlerave dhe karakteristikave të veçanta natyrore si ato ornitologjike, ihtiologjike, hidrogjeologjike, botanike dhe peisazhore. Zona shtrihet në territorin e komunave Graçanicë, Lipjan dhe Fushë Kosovë.

Për më shumë informacione vizitoni:

https://www.birdingplaces.eu/en/birdingplaces/europe/henc-wetland

http://www.ammk-rks.net/repository/docs/Propozimi_profesional_per_Hencin.pdf


No comments:

Post a Comment