Muaji i kaluar ishte tetori i tretë më i ngrohtë në botë, i regjistruar që nga viti 1979, njoftoi të Shërbimi Evropian i Ndryshimeve Klimatike Kopernikus. Studiuesit thanë se vetëm tetori 2015 dhe 2019 ishin më të ngrohtë dhe vetëm “në mënyrë margjinale”. Temperaturat globale ishin 0.42 gradë më të ngrohta se mesatarja e bazë nga viti 1991 deri në vitin 2020. Temperaturat më të ngrohta se mesatarja ishin veçanërisht të dukshme në Kanadanë veriore, Rusinë veriore dhe Antarktidën perëndimore. Në Evropën jugore dhe juglindore, ishte disi më ftohtë se zakonisht.
Mbretëria e Bashkuar gjithashtu raportoi temperaturat 1.4 °C mbi temperaturën mesatare afatgjatë për muajin tetor. Për shembull, Greqia dhe vendet përreth Detit të Zi, kishin temperatura nën mesataren. Franca, Italia dhe pjesë të Gjermanisë gjithashtu përjetuan temperatura më të ftohta se mesatarja.
Temperaturat e ajrit ishin kryesisht mbi mesataren mbi Oqeanin Atlantik të Veriut dhe mbi shumë pjesë të Paqësorit Verior dhe Jugor. Oqeani Paqësor lindor tropikal dhe subtropikal vazhdoi të ishte nën mesataren, me mundësinë për rishfaqjen e kushteve të La Niña-s; Gjiri i Alaskës dhe rajoni oqeanik jashtë Antarktidës lindore ishin gjithashtu nën mesataren. Kushtet ishin të përziera mbi Atlantikun e Jugut dhe oqeanin Indian.
Kopernikus publikon raporte mujore mbi
temperaturën e ajrit, akullin e detit dhe ciklin e ujit duke mbledhur të dhëna
nga satelitët, anijet, avionët dhe stacionet e motit në mbarë botë.
No comments:
Post a Comment